Basha: Rama nëpërmjet Vangjush Dakos kontrollon drejtësinë, pushtetin lokal e çdo institucion tjetër

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar sërish sot në lidhje me vendimin skandaloz të Gjykatës së Durrësit, duke rrëzuar një vendim të mëparshëm të të njëjtit institucion.

Sipas Bashës, Edi Rama nëpërmjet Vangjush Dakos kontrollon drejtësinë, pushtetin lokal e çdo institucion tjetër.

Për kreun e opozitës, me këtë drejtësi nuk do të ngelë asnjë kriminel në burg dhe nuk do të ketë asnjë politikan në pranga.

‘Mes rilindasve dhe krimit nuk ka më asnjë ndryshim. Jemi kthyer në kohët e errëta’, shkruan kreu i PD-së.

Reagimi i plotë i kreut të opozitës, Basha

Edi Rama përmes Vangjush Dakos dhe krimit të organizuar kontrollon pushtetin lokal, drejtësinë dhe çdo institucion tjetër të Durrësit.

Bashkëpunëtori i bandës kriminale të Avdylajve, liruesi nga burgu i Lul Berishës dhe pastruesi i parave të krimit në Durrës, duhet të ishte në burg, por ai është padroni i atyre që që duhet ta dërgonin në burg.

Drejtësia në të gjithë Shqipërinë është sot në duart e krimit dhe të organizatës kriminale të rilindjes.

Sot mes rilindasve dhe krimit nuk ka më asnjë ndryshim. Jemi kthyer në kohët e errëta, kur drejtësia ishte partia kriminale.

Artikulli paraprakA ka gisht Rama dhe Thaçi në procesin kundër Haradinajt? Çfarë deklaroi Ramushi
Artikulli tjetërWashingtoni apo Haga e rrëzoi Haradinajn dhe kush e kontrollon Gjykatën Speciale? Flet diplomati amerikan