Bashkia Kamëz i vendos një rruge të qytetit emrin “Ramush Haradinaj”

Nisma eshte marre nga kryebashkiaku Xhelal Mziu, i cili mendon se ky eshte nga pagezimet me te bukura te rrugeve te qytetit.

Ramush Haradinaj me doreheqjen e djeshme tregoi se eshte nje shtetar i vertete, nje patriot dhe atdhetar, sic ka bere cdo dite te jetes se tij.

Haradinaj tregoi se sakrifikon nga vetja per lirine dhe pavaresine e Kosoves dhe per gjithe shqiptarine. Me doreheqjen prej nje burri shteti, Haradinaj vendosi Kosoven dhe atdheun para interesave personale dhe para karrieres se tij. Ai tregoi edhe nje here me kurajo, se nuk ka asgje per te fshehur sa here te kerkohet nga drejtesia.

Bashkia Kamez ka nderin qe nje rruge te qytetit ti vendos emrin e tribunit te lirise dhe luftetarit te cdo kohe ne mbrojtje te interesave te Kosoves. Kujtojme qe tashme Haradinaj eshte njeri prej nesh per thjeshtesine qe e karaktarizon por edhe se ai eshte Qytetar Nderi i Kamzes.

Kryebashkiaku Mziu beson se Ramushi do te dale edhe me i forte nga kjo beteje e radhes, dhe do te konfirmoje edhe nje here drejtesine e luftes clirimtare per Kosoven e lire. Z.Mziu shprehet se mbare qytetaret e Kamzes jane ne krahun e tij dhe do te qendrojne gjithnje ne mbeshtetje te nje lideri si Ramush Haradinaj.

Artikulli paraprakAlbin Kurti: Haradinajn e paralajmëruam, sa më afër “gjarprit” aq më i rrezikuar je
Artikulli tjetërHashimi ndjehet humbës dhe nuk do zgjedhje të reja, por s’ka votat për pasuesin e Haradinajt