Sa ka peshuar dominimi energjitik në transformimin e Shteteve të Bashkuara në superfuqi?

Në fillim të Luftës së Dytë Botërore Shtetet e Bashkuara prodhonin mbi 60% të naftës globale. Sektori ushtarak dhe ekonomia e Japonisë dhe e Gjermanisë vareshin nga importet e naftës amerikane. Aftësia amerikane për të furnizuar aleatët e tij dhe për t’ua kufizuar aksesin në këtë resurs japonezëve dhe gjermanëve kanë qenë thelbësore në fitimin e luftës.

Shtetet e Bashkuara e dominonin sektorin energjitik. 30 vite mëpas, në vitet ’70, Shtetet e Bashkuara qenë akoma prodhuesi më i madh botëror i naftës, por prodhimi po ngadalësohej dhe nuk qenë më një furnizues global. Importimet e tyre qenë në rritje. Dominimi amerikan në sektorin e energjisë ishte tashmë një kujtim dhe embargoja e naftës arabe në periudhën 1973 – 1974 qe një goditje e madhe për amerikanët dhe ekonominë e tyre.

Shtetet e Bashkuara kishin kaluar nga një pozicion dominimi energjitik në një pozicion dobësie. Nga ai moment, të gjithë presidentët amerikanë e kanë mbështetur konceptin e “pavarësisë energjitike” dhe janë impenjuar që t’i japin fund varësisë së vendit nga importet energjitike e ardhura nga rajone të paqëndrueshme si Lindja e Mesme. Gjatë viteve janë vënë në zbatim programe të ndryshme që synonin të reduktonin kërkesën e naftës dhe të rritej prodhimi edhe ne forma energjie alternative. Megjithatë, prodhimi i brendshëm i naftëës ka ndjekur rëniën e tij, ndërsa importimet kanë vazhduar të rriten deri në mesin e dekadës së parë e mijëvjeçarit të ri.

Ndërkohë edhe importimet amerikane të gazit natyror regjistronin një rritje të përmbajtur dhe ndërtonin terminale të mëdha të gazit natyror të lëngëzuar (LNG) përgjatë brigjeve për të proceduar me importimet e LNG nga Katari dhe nga vende të tjera eksportuese. Siguria energjitike amerikane dukej e kompromentuar dhe varësia në rritje nga importimet bëri që të lindë ideja e një Amerike në rënie. Në vitin 2005 importimet mbullonin mbi 30% të nevojës energjitike të Shteteve të Bashkuara, kuota më e lartë e të gjitha kohërave. Dobësia anergjitike ishte shndërruar në thuajse pafuqishmëri. Përparime të rëndësishme teknologjike në prodhimin e naftës dhe gazit, sidomos në fushën e frakturimit hidraulik dhe të shpimit horizontal, kanë çuar në një përmbysje të tendencës. I nisur vetëm pak më shumë se 10 vite më parë, prodhimi i gazit natyror nga vendburimet e shisteve të pranishme sidomos në shtetet Texas e Pennsylvania është rritur, e pasuar pak kohë më pas nga një rritje e shënuar e ofertës së naftës të ardhur nga vendburimet e tight oil të shteteve North Dakota e Texas. Bashkë me një kërkesë të përmbajtur ndaj masave të efikasitetit dhe nga normat më kufizuese rreth konsumit të automjeteve, kjo ka çuar në një reduktim të importimeve amerikane në sektorin energjitik, duke bërë të shpresohet se Grali i Shenjtë i pavarësisë energjitike mund të arrihej.

Hyn në skenë Donald Trump

Prandaj kur kandidati për presidencën Donald Trump hyn në skenë më 2015 situata energjitike e brendshme ishte përmirësuar shumë dhe bashkë me të edhe pozicioni strategjik i Shteteve të Bashkuara. Vendimmarrësit politikë të Uashingtonit diskutonin për mënyrën sesi ta shfrytëzonin bollëkun e ri energjitik për të mbështetur politikën e jashtme të vendit dhe objektivat e sigurisë kombëtare. Kompanitë që kishin ndërtuar impiante për importimin e GNL donin t’i transformonin në infrastruktura për ekportimin e gazit natyror, i bollshëm dhe me çmim të ulët.

Situata gjeopolitike në aspektin energjitik po ndryshonte dhe vendet që deri më atëhere kishin qenë eksportuesit më të mëdhenj drejt Shteteve të Bashkuara po e drejtonin vëmendjen e tyre drejt tregjesh të tjera. Influenca jonë në fushën energjitike po kthehej. Kalimi nga dobësia energjitike tek bollëku ka ndodhur kryesisht gjatë presidencës Obama. Për sa ky i fundit njihet kryesisht sidomos për përpjekjet e bëra lidhur me ndryshimet klimaterike, Clean Power Plan për reduktimin e emetimeve në sektorin e energjisë elektrike, bllokimi i naftësjellësit Keystone XL që do të duhej të sillte sasi më të mëdha nafte kanadeze nga rërat bituminoze në Shtetet e Bashkuara dhe vendosjen e normave më të rrepta për emetimet e dioksidit të karbonit, Obama ka mbështetur edhe zhvillimin e sektorit të brendshëm të naftës dhe gazit natyror. Ka firmosur një ligj për t’i dhëë fund ndalimit mbi eksportimet e naftës bruto amerikane që i përket viteve ’70 dhe ka thjeshtuar procesin e miratimit për eksportimet e LNG.

Zona të reja onshore dhe offshore, midis të cilave Rajoni Arktik, janë hapur për shpimet. Katastrofa e BP Deepwater Horizon në Gjirin e Meksikës ka çuar në marrjen e masave më kufizuese të sigurisë, por objektivi i Obama nuk ishte reduktimi drastik i aktivitetit të shpimit offshore. Strategjia gjithëpërfshirëse e energjisë parashikonte edhe një mbështetje të fuqishme ndaj energjive të rinovueshme. Obama ka lënë një strukturë të qëndrueshme në mbështetje të shumë formave të prodhimit energjitik të vendit, përfshi sektorin e hidrokarbureve. Pavarësisht kësaj, si kandidat, Trump e akuzoi Obama se po bllokonte prodhimin e brendshëm të naftës dhe gazit. Në majin e 2016 premtoi të zhvillojë një plan energjitik “America First” dhe deklaroi se “dominimi energjitik” do të bëhej një objektiv strategjik i politikës ekonomike dhe të jashtme të vendit. Megjithëse duke mos e shpjeguar se çfarë nënkuptonte me dominim energjitik, Trump pohoi se propozimet e tij për modifikimin e normave në fuqi dhe për tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit për Klimën parashikohej që të rrisnin prodhimin e lëndëve djegëse me bazë fosile në mënyrë që vendi mund “të bëhej dhe të mbetej krejtësisht i çliruar nga nevoja për të importuar energji nga karteli i OPEC-it apo nga vende armiqësorë ndaj interesave tonë”. Dhënia fund e një “lufte ndaj qymyrit” të supozuar të administratës Obama ishte një element kyç i programit të tij. Përveç promovimit të sigurisë energjitike, Trump theksonte se shfrytëzimi i plotë i potencialit energjitik amerikan do të sillte mijëra miliarda pasuri të re dhe miliona vende të reja pune.

Rikthim në një pozicion dominimi?

Pas referimit të parë, Trump nuk ka folur më për dominimin energjitik në terma programatikë deri në qershorin e 2017, gjatë Javës së Energjisë të promovuar nga administrata e tij. Në këtë rast foli për hapa të mëtejshëm lidhur me rritjen e prodhimit dhe eksportimeve amerikane të lëndëve djegëse me bazë fosile, duke shtuar edhe vullnetin për t’u kthyer e promovuar energjinë bërthamore. Funksionarë të lartë shkruan se dominimi energjitik identifikonte “një vend të mbështetur në rezervat e veta, i sigurtë dhe i paprekur nga turbulencat gjeopolitike e shkaktuara nga vendet që përdorin energjinë si armë ekonomike”. Kjo nënkuptonte të forcohej edhe lidershipi  e influenca amerikane dhe të ndahej pasuria jonë energjitike falë eksportimeve. Programi për dominimin energjitik ilustrohet në mënyrë të plotë në dokumentin mbi strategjinë presidenciale për sigurinë kombëtare e dhjetorit 2017, ku nënvizohet “pozicioni qendror i Amerikës në sistemin energjitik global midis prodhuesve, konsumatorëve dhe novatorëve kryesorë” dhe theksohet se Shtetet e Bashkuara “do t’i ndihmojnë aleatët dhe partnerët për t’ju kundërvënë me këmbëngulje më të madhe atyre që e përdorin energjinë si instrument shtrëngimi”.

Rendi energjitik global nuk do të dihej të mbështetej më rreth OPEC-it dhe Rusisë, duke risjellë në qendër liderin e vërtetë. Për këtë qëllim, administrata Trump përcakton aksionet parësore, midis të cilave reduktimin e barrierave ndaj zhvillimit të sektorit energjitik, promovimin e eksportimeve, mbrojtjen e infrastrukturave energjitike, garancinë e aksesit në energji dhe promovimin e primatit teknologjik amerikan. Klima përmendet në terma mbrojtëse: Shtetet e Bashkuara duhet të ruajnë një pozicion lidershipi lidhur me klimën për t’ju kundërvënë “një programi energjitik antirritje i dëmshëm për interesat ekonomike dhe të sigurisë energjitike amerikane”. Programi për dominimin energjitik është shumë i ngjashëm me axhendën e vjetër për pavarësinë energjitike, të cilës i shtohen eksportimet.

Një gjykim mbi programin energjitik

Çfarë rezultatesh ka siguruar administrata Trump në fushën energjitike? Duke shmangur të diskutojë nëse “dominimi” praktikisht është arritur ose jo (çfarëdo gjëje qoftë ai, nuk do të kthehet më periudha përpara Luftës së Dytë Botërore), Presidenti ka avancuar më tej premtimet e tij. Territore dhe zona të reja offshore i janë hapur prodhimit energjitik, është në zhvillim një proces për eliminimin e shumë normave mjedisore, zëvendësimi i Clean Power Plan të Obama dhe dalja e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, veç këtyre janë miratuar disa projekte për realizimin e infrastrukturave për sektorin energjitik të ndaluara nga administrata Obama.

Prodhimi i naftës dhe gazit vazhdon të rritet. Shtetet e Bashkuara, që kanë kaluar Rusinë duke u bërë prodhuesi më i madh i gazit natyror në vitin 2009, tani janë një eksportues neto i gazit natyror dhe brenda 2020 do të jenë eksportuesi i tretë më i madh i LNG së botës dhe mund ttë bëhen i parti brenda mesit të dekadës së ardhshme. Vendi është bërë prodhuesi më i madh botëror i naftës dhe do të jetë në gjendje që të mbulojë më shumë se gjysmën e kërkesës globale në rritje si për këtë vit, ashtu edhe për vitin e ardhshëm, duke ushtruar presion ndaj OPEC-it dhe Rusisë me qëllim që ta reduktojnë prodhimin për të ekuilibruar tregun. Shumë analistë parashikojnë se Shtetet e Bashkuara do të arrijnë vetëmbështetjen petrolifere brenda viteve të para të dekadës së ardhshme. Kjo nuk do t’i bëjë të paprkeshëm nga volatiliteti i çmimeve të naftës, por ndoshta vendi po bëhet fuqia energjitike dominuese.

Megjithatë, në çfarë mase kjo supremaci mund t’i atribuohet administratës Trump? Është e vështirë të theksohet se masat e marra gjatë dy viteve të presidencës së tij, përfshi këtu edhe lehtësirat fiska e parashikuara nga Tax Cuts dhe Jobs Act të 2017, kanë pasur për momentin një impakt të madh mbi prodhimin energjitik amerikan, megjithëse mund të kenë në të ardhmen. Shumë prej masave të paralajmëruara janë bllokuar nga padi gjyqësore, të tjera duhet të kalojnë procedura të gjata përpara se të hyjnë në fuqi. Tentativat për të anulluar normat mbi konsumet e makinave mund ta dëmtojnë programin për dominimin energjitik duke çuar në një rritje të konsumeve të brendshme dhe, për pasojë, në një ulje të eksporteve. Deri më tani përpjekjet e administratës Trump në mbështetje të industrisë qymyrore dhe bërthamore nuk kanë pasur sukses. Propozimet e paraqitura nga Sekretari i Energjisë Perry për të favorizuar kalimin nga energjia e qymyrit në atë bërthamore për të garantuar kështu sigurinë e furnizimi me energji elektrike janë refuzuar nga organizmat rregullatore. Reaktorët bërthamorë dhe centralet elektrike me qymyr vazhdojnë të mbyllen, viktima të bollëkut të gazit natyror me kosto të ulët dhe të energjisë diellore e të erës gjithnjë e më shumë me çmim të leverdisshëm. Konsumi i qymyrit ka arritur nivelin më të ulët nga viti 1979 dhe po zvogëlohet akoma. Rritja rezistuese e prodhimit të naftës dhe gazit amerikan i detyrohet kryesisht kushteve të favorshme ekonomike dhe të tregut.

Mund të theksohet se politikat e ndjekura nga administrata Trump kanë stimuluar rritjen ekonomike dhe, për pasojë, edhe industrinë energjitike, por në realitet nuk kanë çuar në përmirësime të mëdha karshi tendencës në zhvillim gjatë presidencës Obama. Në të njëjtën kohë, axhenda tregtare e administratës Trump mund të përfaqësojë një pengesë, në mos diçka më shumë, për ekonominë amerikane dhe për atë globale, me një impakt negativ ndaj rilindjes energjitike të vendit. Tarifat e dëshiruara nga Trump ndaj importimeve në çelikut e të aluminit janë të gjitha në dizavantazh të programit të dominimit energjitik. Tarifat shkaktojnë një rritje domethënë se të kostot së naftësjellësve, terminaleve të LNG dhe infrastrukturave të tjera të industrisë energjitike. Disa komponentë në çelik praktikisht nuk prodhohen në Shtetet e Bashkuara, prandaj kufizimi importimeve mund të shkaktojë vonesa të konsiderueshme në realizimin e projekteve.

Kërcënimi i tarifave

Eksportimet dhe supremacia amerikane në fushën energjitike janë kërcënuar nga ana e tyre nga tarifat dhe nga kufizime të tjera të vendosura nga partnerët tregtarë. Me Kinën që shpejt do të zëvendësojë Japoninë si importuesja më e madhe e LNG, kontratat afatgjata me importuesit kinezë të gazit natyror dhe investimet e drejtpërdrejta e fuqisë aziatike mund të bëhen themelorë për marrjen e vendimeve finale të investimeve lidhur me projekte për LNG.

Kina mund ta përdorë situatën për të bërë presion në kuadrin tregtare të traktativave tregtare me Shtetete Bashkuara. Kërcënimet e Uashingtonit ndaj Kinës dhe partnerë të tjerë tregtarë mund të favorizojnë blerjet e energjisë amerikane, por edhe të rrisë perceptimet e rrezikut për t’u mbështetur mbi importimet amerikane. Prandaj në periudhën afatgjatë impakti pozitiv e thjeshtëzimit të detyrimeve normative dhe të lehtësive fiskale mbi perspektivat energjitike amerikane mund të kundërbilancohet nga pasiguria politike dhe e tregjeve që u detyrohet tensioneve tregtare.

Në frontin diplomatik, Presidenti Trump ka mbështetur me zë të lartë dominimin amerikan, duke dhënë në të njëjtën kohë një demonstrim të qartë se pse vendi nuk e ka arritur supremacinë energjitike. Kërkesat e tij për Arabinë Saudite dhe OPEC-in për ta rritur prodhimin duket se kanë arritur efektin e dëshiruar në fillim të vitit. Megjithatë, njëkohësisht sjellja e Trump dëshmon se Shtetet e Bashkuara janë akoma larg nga të ushtruarit e dominimin në fushën energjitike dhe se vetëm sauditët e pak të tjerë në gjirin e OPEC-it kontrollojnë kapacitetet prodhuese papërdorura në gjendje që të bëjnë me shpejtësi diferencën për ekuilibrat e tregut dhe në influencimin e çmimeve. Prandaj janë këto vende që mbajnë pushtetin e vërtetë në tregjet petrolifere. Dominimi i rivendikuar nga Presidenti Trump me urdhërat e tij ndaj OPEC-it është më shumë me natyrë gjeopolitike dhe i bazuar mbi forca me natyra të ndryshme, përfshi atë ushtarake, dhe mbi interesa të përbashkëta (për shembull kundërshtimin e influencës iraniane) që është në gjendje të prodhojë efektin e dëshiruar dhe mbi çmimet e naftës falë supremacisë energjitike e Shteteve të Bashkuara. Sikur Shtetet e Bashkuara të zinin vërtet një pozicion lidershipi, atëhere nuk do të kishin nevojë për sauditët dhe për OPEC-in.

Veç kësaj, në ndryshim nga Presidenti rus Putin që mund të drejtojë kompanitë ruse, dhe të Mbretit sauditë që ka fjalën e fundit mbi aktivitetet e kompanisë kombëtare të naftës ARAMCO, Presidenti Trump nuk e kontrollon industrinë amerikane të naftës dhe gazit. Një rrezik për programin e dominimit energjitik të Presidentit Trump përbëhet nga anullimi i paprinciptë i normave për sigurinë mjedisore dhe, për pasojë, edhe nga ato të mbështetura nga shumë kompani energjitike. Masat që administrata Trump po propozon apo po avancon më tej për t’i bërë më pak shtrënguese normat kërkojnë një analizë të kujdesshme me qëllim që shmangin pasjen e një impakti negativ mbi liçencën sociale dhe në mënyrën e veprimit e të gjithë industrisë, duke e kompromentuar kështu prodhimin energjitik. Një difekt i qartë i axhendës presidenciale është fakti se ajo përqëndrohet ekskluzivisht mbi rritjen e prodhimit të brendshëm energjitik, megjithëse duke mos qenë e qartë nëse Presidenti mund të bëjë shumë që një gjë e tillë të ndodhë, përtej asaj që po bëjnë tashmë forcat e tregut dhe progresi teknologjik. Heqja dorë nga lidershipi në fusha si klima dhe energjitë e pastra kërcënon që të kompromentojë forcën e ardhshme energjitike të vendin. Kina po dominon në sektorët e paneleve diellore e të turbinave eolike dhe qartazi synon që të kontrollojë tregjet e baterive dhe të automjeteve elektrike, ndërsa administrata Trump po mendon që të eliminojë stimuluesit për automjetet elektrike dhe energjitë e rinovueshme.

Ndoshta Shtetet e Bashkuara kanë qëllim që të varen nga Kina për teknologjitë energjitike themelore të së ardhmes siç varen tani nga OPEC-i? Nëqoftëse duam vërtet të imponojmë supremacionë tonë, duhet të bëhemi lider edhe në fushën e energjive të pastra. Përfundimisht, në pak më shumë se 10 vjet Shtetet e Bashkuara kanë kaluar nga roli i superfuqisë të privuar nga siguri në fushën energjitike në atë të liderit të sektorit. Ndoshta dominimi absolut mund të jetë përtej mundësivë tona, por energjia është bërë një aset strategjik për vendin. Megjithatë, mbetja në këtë nivel kërkon një perspektivë dhe një vizion më të gjerë respektivisht përqëndrimit ekskluziv mbi prodhimin e lëndëve djegëse me bazë fosile.

(nga Outsider News)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakMalaj, përgjigje Ramës: Nga Vlora ku burrat mbeten burra, jo si maskarenjtë e sotëm hajdutë, pres…
Artikulli tjetërMichel Onfray: “Teoria e gjinisë përgatit transhumanin, objektiv final i kapitalizmit”