Pendohet gruaja që vrau burrin me sëpatë, Gjykata e lë në burg

Gjykata e Krimeve të Renda la në burg Mirela Buzallin nëna e tre fëmijëve, e cila vrau burrin me sëpatë në Barbullush të Shkodres. Ajo tha se është penduar për atë çka ka bërë, por ndjehej e kërcënuar nga bashkëshorti i saj. Nëna e tre fëmijëve është penduar për vrasjen e burrit të saj, por tepër vonë. Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg Mirela Buzallin, e cila goditi për vdekje me sëpatë Shkëlzen Buzallin, i cili ishte duke fjetur gjumë. Gruaja tha në sallën e gjyqit se ishte e kërcënuar nga burri i saj në vazhdimësi, dhe një natë më parë ishte rrahur nga ai.
Megjithatë këto nuk vlejtën aspak në seancën e masës së sigurisë, ku u mor vendimi burg pa afat. Më herët në polici 37-vjeçarja rrëfeu edhe arsyet pse ajo mbërriti deri te krimi. Ajo fajësoi vjehrrën për ato çka ndodhte midis çiftit dhe që sipas saj nuk është askush tjetër dëshmitare veç fëmijëve. Mirela Buzalli ka pretenduar se konfliktet kishin për shkak kryesor besimin, ajo katolike, kurse ai mysliman. Dhe nëna e burrit nuk ishte kurrë e kënaqur nga kjo martesë. E cila sipas autores ka ecur përmes dhunës psikologjike dhe asaj fizike. Njëherë më leu me benzinë dhe më tha, mirë thotë nana, t’i duhesh djeg me benzinë”, ka rrëfyer ajo në polici.
Ndër të tjera 45-vjeçari mund të jetë goditur me sëpatë në kokë, ndërsa po flinte në shtrat me të birin. Por gruaja ka thënë se ajo u kujdes që fëmija të mos shikonte gjë. Çifti Buzalli nga Barbullushi prej kohësh nuk komunikonin me njëri-tjetrin. Burrë e grua flinin në një dhomë, por me shtretër veç. 16 vjet e martuar, ishin prindër të tre fëmijëve, 12, 10 dhe më i vogli 3 vjeç.

Artikulli paraprakShkodër, prezantohet plani vendor për 15 vitet e ardhshme
Artikulli tjetërPlagoset rëndë një 24-vjeçar në Zall Herr pas një konflikti