Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka falenderuar të gjithë që e kanë përkrahur këto ditë pas dorëheqjes dhe ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale për intervistim.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se s’do të ketë ndarje të vendit e as Dodik Republikë në Kosovë.
“Faleminderit të gjithëve. Jeni shumë që më përkrahët këto ditë. Nuk jam ndier vetëm asnjëherë!
Tregun për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës, të premten. Arsye për këtë vendim ka qenë ftesa për intervistim nga Gjykata Speciale. Haradinaj ka bërë të ditur se do të niset për në Hagë këtë javë dhe se do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.