“Taulant Balla duhet të ishte ne burg”. Basha dëshmon për 3.2 milionë eurot e drogës me Toyota Yaris

Kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh pas daljes nga Prokuroria se ka dhënë dëshminë për 2 milionë eurot e drogës me Toyota Yaris.

“Dhashë informacionet që kisha për këtë çështje. Edhe më shumë se kam bëre të njohura në publik. Sot në pranga duhet të ishte Taulant Balla. Pastrimi i parave të drogës dhe krimit është rreziku kryesor që i kanoset sot Shqipërisë.

Është rrezik politik, ekonomik, shoqëror dhe për stabilitetin e vendit. Edi Rama dhe qeveria e tij janë vënë në shërbim të pastrimit të parave të pisëta të krimit. Të gjitha koncesionet dhe projektet e qeverisë janë pastrim parash të drogës dhe të krimit.

Projekti i stadiumit është pastrim parash. Projekti i teatrit është pastrim parash. Projekti i Unazës është pastrim parash”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakRegjisori i njohur tregon se çfarë përmban marrëveshja me Bashën për Teatrin
Artikulli tjetërBasha: Edi Rama është një hajdut psiqik. Çdo qindarkë e vjedhur do të gjurmohet nga qeveria e PD