Kur blejmë diçka e marrim të mirëqenë, që pesha që shkruhet është e saktë. Këtë garanci në fakt, e kemi nga fakti që sistemet e matjes, të gjitha çertifikohen nga institucionet përgjegjëse në vend. Por, një auditim i fundit i Kontollit të Lartë të Shtetit ngre edhe një herë pikëpyetje, nëse institucionet vërtet na japin garancinë që paguajmë dhe marrim sa duhet. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë është parë nga afër për performancën e saj dhe duket se gjetjet e raportit janë shqetësuese në një sërë pikash. Ky raport konkludon se, nuk ka një qëndrueshmëri të stafit, i cili ndryshon shpesh edhe për hir të ndryshimit të qeverive apo drejtorëve. Kjo nuk është diçka tipike për këtë institucion, pasi ndodh rëndom në administratë. Por, gjetja më shqetësuese e raportit të KLSH është fakti se personat e punësuar nuk zotërojnë njohuritë e nevojshme dhe as shkollimin e duhur. Në disa raste, inspektorët s’kanë aspak profil inxhinieri, por juristi apo më ekstreme, histori. “Metrologët e autorizuar në DPM nuk janë sipas kërkesave ligjore, lidhur me profesionin dhe eksperiencën në punë, pasi në fund të vitit 2015, rezultojnë të jenë inxhinierë dhe matematicienë e kimistë, vetëm 16 prej tyre ose 30% që plotësojnë këto kërkesa. Nga inspektorët metrologë vetëm 1 është me profesionin inxhinier elektrik dhe në pjesën më të madhe, prej 60% janë me profesionin e juristit (5) dhe atë të ekonomistit (4), por që nuk mungojnë dhe me shkollë profesionale, shkenca politike, histori/gjeografi, teknologji bujqësore”, thuhet në dokumentin e KLSH. Lidhur me këto konstatime, KLSH ka kërkuar që Metrologjia, së bashku me Drejtorinë e Administratës Publike, të plotësojnë numrin e metrologëve që plotësojnë kushtet e nevojshme, pasi ata janë mbikëqyrësit kryesorë në terren të instrumentëve matës.
Kryesore
Continue to the categoryQeveria qendrore dhe bashkitë të zhytura në borxhe, rritet stoku i...
Qeveria qendrore dhe bashkitë nuk po shpëtojnë dot nga borxhet. Detyrimet e prapambetura janë rritur sërish, duke u kthyer në një problem për financat...