Të bësh pushime në Shqipëri të kushton njësoj si në vendet e huaja. Çmime që fillojnë nga 4 mijë lekë nata për një dhomë dhe shkojnë deri në 100 euro në plazhet e Jalës dhe Dhërmiut. Plazhet si Orikumi, Narta, Zverneci, gadishulli i Karaburunit dhe Ishulli i Sazanit janë ndër pikat kryesore të qytetit të Vlorës. Qytetarët që kanë zgjedhur bregdetin e Vlorës për të pushuar ngrenë shqetësimin e çmimeve stratosferike të hoteleve, restoranteve apo shazlloneve. Sipas tyre, bashkia duhet të ndërhyjë për të mos lejuar që çmimet abuzuese të bien në kurriz të turistëve, çmime që i krahasojnë njësoj me shtetet si Greqia apo Turqia, ndërkohë që shërbimi është jo në të njëjtin nivel. Pushuesit thonë se për apartamente 1+1, çmimi fillon nga 5 mijë lekë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare nga 60-100 euro nata. Edhe ushqimi thonë pushuesit rriten me disa herë në krahasim me periudhën normale, ku një drekë për 2 persona, sipas tyre shkon minimumi 40-50 euro. Ata thonë se çmimet janë abuzuese.
Kryesore
Continue to the categoryQeveria qendrore dhe bashkitë të zhytura në borxhe, rritet stoku i...
Qeveria qendrore dhe bashkitë nuk po shpëtojnë dot nga borxhet. Detyrimet e prapambetura janë rritur sërish, duke u kthyer në një problem për financat...