Teksa e gjithë vëmendja e publikut është te Teatri Kombëtar, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, përmes një reagimi në Facebook, e quan këtë “bahçen” e re të kullave që Erion Veliaj planifikon për Tiranën.
Sipas Zhupës, “në 4 vite mandat ka betonizuar qytetin duke ja kaluar edhe 11 viteve të Edi Rames, nga sipërfaqja e betonit”.
Zëdhënësja e selisë blu vijon më tej teksa shkruan se, gjatë mandatit të tij të parë si kryebashkiak i kryeqytetit, Veliaj ka miratuar më shumë se 780 leje ndërtimi, ku 80% e tyre janë për ndërtesa mbi 13 kate, ose thënë në sipërfaqe plot 630 mijë metra katrorë.
Postimi i plotë i Ina Zhupës
Teatri si “bahçja” e re e kullave që planifikon të mbjell Veliaj për Tiranën!
Në 4 vite mandat ka betonizuar qytetin duke ja kaluar edhe 11 viteve të Edi Rames, nga sipërfaqja e betonit. Planifikon masaker urbane duke shkatërruar cdo hapësire të gjelbër, për ta shndërruar në kullë, duke filluar nga hapësirat e liqenit artificial. Ka miratuar më shumë se 780 leje ndërtimi, ku 80% e tyre janë për ndërtesa mbi 13 kate.
Në vetëm këto 15 leje që jane paraqitur në video arrin në 630.000 m2 sipërfaqje e volumit të ndërtimit! Mund ta merrni me mend se sa miliona euro janë në xhepat e tyre dhe se sa dem ka qyteti dhe jetesa jonë nga këto ndërtime pafund!
Teatri nuk do jetë afera jote e rradhes për tu pasuruar ti dhe Rama Hajduti, në kurriz të qytetit, artit, identitetit, kulturës! Ky është projekti i drogës, jo i kulturës. Edi Hajduti dhe Kryemashtruesi i Tiranës kërkojnë të pastrojnë paratë e pista duke shkatërruar trashëgimine kulturore.
Teatri si “bahçja” e re e kullave që planifikon të mbjell Veliaj për Tiranën! Në 4 vite mandat ka betonizuar qytetin duke ja kaluar edhe 11 viteve të Edi Rames, nga sipërfaqja e betonit. Planifikon masaker urbane duke shkatërruar cdo hapësire të gjelbër, për ta shndërruar në kullë, duke filluar nga hapësirat e liqenit artificial. Ka miratuar më shumë se 780 leje ndërtimi, ku 80% e tyre janë për ndërtesa mbi 13 kate. Në vetëm këto 15 leje që jane paraqitur në video arrin në 630.000 m2 sipërfaqje e volumit të ndërtimit ! Mund ta merrni me mend se sa miliona euro janë në xhepat e tyre dhe se sa dem ka qyteti dhe jetesa jonë nga këto ndërtime pafund!Teatri nuk do jetë afera jote e rradhes për tu pasuruar ti dhe Rama Hajduti, në kurriz të qytetit, artit, identitetit, kulturës! Ky është projekti i drogës, jo i kulturës. Edi Hajduti dhe Kryemashtruesi i Tiranës kërkojnë të pastrojnë paratë e pista duke shkatërruar trashëgimine kulturore.
Gepostet von Ina K. Zhupa am Montag, 29. Juli 2019