Ish-këshilltari i Ramës: Shembja e Teatrit aferë korruptive, turp i jashtëzakonshëm

Arkitekti Maks Velo i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se, shembja e Teatrit aferë korruptive dhe turp i jashtëzakonshëm. Ish-këshilltari i Ramës, Velo tregoi arsyen pse nuk e dëgjon më kryeministrin Edi Rama.

Velo u shpreh se vendosi të largohej nga kryeministri sepse e kishte parë që ai të përdorte, ndërsa thekson se kishte kuptuar se çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet.

Beti Njuma: Pse nuk ju dëgjon më kryeministri? Ju keni qenë një nga njerëzit e afërt të tij. Pse kjo metamorfozë në marrëdhënien tuaj?  

Maks Velo: Pashë që ai të përdor. Ai do të thuash atë që do ai. Unë këtë e kuptova dhe çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet. Rasti i teatrit është gjëja me katastrofoike. Nuk është larg shtatori dhe do shohësh se çfarë katastrofe është Qemal Stafa është e pariparueshme. Të marrësh një stadium ta bësh qendër tregtare, hoteliere, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit dhe ky të ishte stadiumi kombëtar i joni dhe të eliminosh pistën olimpike. Nuk kemi një pistë olimpike e zhduku Rama. Si  është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane.

Velo: Katastrofa erdhi nga ligjet e BE për autonominë vendore

Arkitekti Maks Velo i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora për Teatrin Kombëtar u shpreh se katastrofa në Shqipëri erdhi nga ligjet e BE për autonominë vendore.

Maks Velo: E gjithë kjo katastrofë tek ne erdhi nga ligjet e BE për autonominë vendore. Vërtetë në Francë, Parisi, Tuluzi, një fshat ka autonomi vendore, që do të thotë secili vendos vetë. Pra një kryebashkiak vendos vetë, por tek ne nuk është e njëjta gjë. Këtu janë të tërë hajdutë. Në Voskopojë nuk e ka bërë turku, turku nuk e ka bërë, të bësh dy godina të marrësh para nga Banka Botërore për të harxhuar, për të vjedhur.

vvv

Artikulli paraprakRama shpërblen veten me 500 milionë lekë, Titit, kockën 18 milionë lekë
Artikulli tjetërMiku i madh i shqiptarëve emërohet Drejtor i Inteligjencës Kombëtare, lidhjet e tij në Shqipëri