Cana, ftesë nga Vatikani për Shenjtërimin e Nënë Terezës

Lorik Cana është duke shijuar me familjen pushimet ndoshta më të gjata që nga koha kur nisi futbollin profesionist. E ardhmja në planin profesional mbetet një rebus, e sigurt është se nuk do të jetë sërish me Nantes, e me shumë mundësi edhe në Europë, pasi opsioni i preferuar në këtë fazë të karrierës është një kampionat pa shumë presion. Për sa i përket Kombëtares, Europiani me fanellën kuqezi, ishte “qershia mbi tortë” e një karriere të gjatë e shumë sakrificash dhe pritet vetëm zyrtarizimi i lamtumirës, por Kapiteni mbetet padyshim një prej ikonave të skuadrës kuqezi dhe një ndër personat më përfaqësues të Kombëtares. Për këtë arsye futbolli mund t’i dhurojë ende shumë kënaqësi e njëra ndër to është padyshim dhe ftesa që ka marrë për të marrë pjesë në evenimentin e Shenjtërimit të Nënë Terezës në datën 3 shtator në Vatikan.

Artikulli paraprakSuarez: Mesi do të rikthehet më i fortë
Artikulli tjetërIndipendiente Del Valle-Atl. Nacional ndahen në paqe