Nga Petrit Vasili
Askush në Europë, por edhe në Shqipëri nuk kishte asnjë dilemë që pa një dialog politik të qëndrueshëm, të sinqertë dhe vizionar në Shqipëri nuk do të kishte përparim të saj drejt BE.
Ndërkohë që situata rëndohej përditë për shkak të kapjes së shtetit nga rilindja, kriminalizimit të zgjedhjeve dhe korrupsionit të frikshëm ku PPP po shkatërrojnë çdo qelizë ekonomike Hanh dhe ca të tjerë kishin preokupacion prishjen e kërpudhës së Edi Ramës tek kryeministria.
Në vend të qëndrimit të rreptë kritik ndaj shpartallimit të shtetit Hanh duartrokiste për reformën që po shpartallonte drejtësinë.
Në vend të kërkonte që Parlamenti të kthehej në një institucion kontrolli ndaj qeverisë Hanh shante opoziten me keq se Edi Rama.
Në vend që të ngrinte mekanizma kontrolli për zbatimin skandaloz të reformës në drejtësi, përkundrazi përmes Euralius i krijuan të gjitha mundësitë që drejtësia të kapej totalisht nga rilindja dhe sot mbi 80% e shqiptarëve nuk kanë asnjë besim tek ajo.
Në vend të shqetësohej për rendimin ekstrem të situatës pas largimit të opozitës nga parlamenti Hanh dhe ca të tjerë të BE në Tiranë përqafoheshin e flisnin për gjoja opozitën e re që merr zero vota në Shqipëri.
Në vend të shqetësoheshin për korrupsionin e tmerrshëm në mes të Tiranës ku një cm rrugë e Edi Rames eshte më e shtrenjtë se floriri Hanh komentonte kapsollat e dhjetra mijra qytetarëve në protestë.
Sot Hanh ka zgjedhur të kthehet në Ponc Pilatin e kohëve moderne dhe ka filluar e flet për dialogun politik të munguar në Shqipëri.
Kushdo mendon se ky Hanh është në ditën e parë të detyrës, kur në fakt është në fundin e disa viteve, kur nuk ka punuar për dialogun politik në Shqipëri por për pandëshkueshmërinë dhe përkrahjen e dyshimtë dhe të errët të Edi Ramës.
Hanh përfundimisht edhe si Ponc Pilat është shumë vonë.
Ai dhe ca të tjerë si ai, në BE-në e Brukselit dhe ca me keq të BE-së së Tiranës, zhbënë edhe rekomandimin e parë dhe historik të 9 nentorit 2016 për hapjen e negociatave, i cili u mor falë votimit me 140 vota të reformës në drejtësi.
Ja çfarë thotë sot Hanh alias Ponc Pilati:
“Për Shqipërinë tani për fat të keq në plan të parë janë problemet, kjo pasi opozita nuk është në parlament, qeveria ka veshtirësi për të udhëhequr dialogun dhe se ka një procedurë për shkarkimin e persidentit. Natyrisht vendet anëtare të BE gjithashtu vleresojnë situatën e përgjithshme politike në një shtet”,- tha ai.