“Teatri do prishet, do habiteni me kullat”, i Çmenduri del në konferencë për grabitjen te Teatri

Rama ka thirrur sot gazetarët për të bërë një bashkëbisedim. Ashtu edhe siç pritej, Rama e nisi fjalën e tij direkt me arritjet e ‘mëdha’ të qeverisjes së tij, por i gjithë problem i tij ishte Teatri Kombëtar.

Rama u shpreh se, “gërmadha e Teatrit do të shembet dhe në vend të tij do të ndërtohet një Teatër i ri, dhe ju do të habiteni kur të mbarojë së ndërtuari sa i bukur ka dalë”. Në fakt deklarata e tij la të nëkuptohet se, sa të bukura do të dalin 6 kullat që do të ndërtohen tek Teatri.

Pyetj: Do të ketë zhvillime të reja për Teatrin Kombëtar?

Rama: Më vjen edhe mirë edhe keq që vijon një debat që duhet të ishte ezauruar në këndvështimin tim që 20 vite më para, Ka shumë njerëz që ngatërrojnë muret me historinë, muret me nostalgjinë.

Në krahasim me gjithkënd tjetër nuk mund të akuzohem për mungesë ndjeshmërie ndaj trashëgimisë kulturore, kur unë kam filluar përpjekjet për shpëtimin e trashëgimisë kulturore, kompleksi i ministrive shërbente për fjalë të pista, ku mbinin fiq mbi taraca, për shkak se në tarraca hidheshin mbeturina që bëheshin pleh.

Shikoni stadiumin e ri dhe ja ku e keni ndjeshmërinë për trashëgiminë reale kulturore, përshtatur me nevojat e aktualitetit dhe me atë që do të ndodhë në të ardhmen.Godina e TK është një çështje realiteti, është ndërtuar nga ushtria italiane me materiale të përkohshme, nuk ka qenë ndonjëherë aty Teatri Kombëtar në kohën e pasluftës.

Ka mbetur aty për shkak të pamundësive, është e ndërtuar me material që nuk mund të riciklohet, nuk është bërë për të qenë Teatër.

Nëse do të ishte ndërtuar për të qenë Teatër, do të rindërtohej motamo siç ishte. Asnjë cm i truallit nuk do të përdoret nga privati, zhvillimi privat do të nisë pas murit rrethues të Teatrit. Ne do ta kishim të thjeshtë në rast se donim të favorizonim privatin, do të bënim motamo siç ishte, dhe do të bënim një godinë me kosto më të lirë.

Për çfarë ta lëmë, muzeun do të bëjmë brenda Teatrit të ri, këtu çështja është politike, të kapesh pas asgjësë dhe të bësh zhurmë. Ne nuk kemi asnjë interes për të bërë zhurmë, po bëjmë diçka që do ti vlejë të ardhmes. Ne i respektojmë ata që nuk bien dakord, shumica e komunitetit të aktorëve është për ndërtimin e një Teatri të Ri.

Rama pranon dështimin: Kanë rënë të ardhurat

Rama pranoi se janë ulur të ardhurat, si edhe është rritur informaliteti. “Një komunikim për të përmbledhur 6 mujorin e parë të vitit dhe për të nënvizuar disa prioritete shtator 2019-korrik 2020. Duke  filluar nga ekonomia, që edhe në një situatë jo normale, aspak nxitëse, por frenuese u rrit krahasuar me një vit më parë me 2.21%.

Ndërkohë efekti i thatësirës së madhe është i ndjeshëm duke pasur parasysh se vjet patëm një vit me shumë reshje dhe mundësi të shtuar për rritjen ekonomike. Të ardhurat kanë pasur një pasojë problematike për shkak të frymës së anti shtetit që ka ndikuar edhe në rritjen e informalitetit, që do të mbetet në fokus. Papunësia është ulur. Borxhi rezulton me një ulje në raport me qershorin e vitit të kaluar, -2.16%”, tha ai.

Artikulli paraprakAmbasadori Soreca në krah të Ramës dhe Fushës, mbështet tenderin e paligjshëm për Teatrin Kombëtar
Artikulli tjetërI vetëm në bashki! Ish-deputeti publikon fotot e rilindasit të Devollit