Skandali! Lleshi i jep tenderin 30 milionë dollarë për uniformat e policisë një kompanie pa garë

Qeveria shqipare do të shpenzojë mbi 30 milionë dollarë për tenderin e uniformave të policisë, në një praktikë e cila është denoncuar në Syri TV si e paracaktuar.

Burime per SYRI-n bëjnë me dije se tenderi pritet të fitohet nga kompania shqiptare “Gjergjefi”, ndërsa edhe pse bëhet fjalë për një tender ndërkombëtar, teknikalitetet janë ndërtuar në mënyrë të tillë që asnjë kompani të mos ketë mundësi teknike të përgatitet për të marrë pjesë në tender.

Kontrata parashikon qe furnizimi i veshjeve te policise ne 4 vitet e ardheshme ti jepet kompanise fituese, ndersa ka po kaq vite qe tenderi deshton edhe pse kompanite te tjera kane marre pjese ne proces dhe kane bere oferta shume here te me te uleta se kompania Gjergjefi qe gjithemone ka patur oferten me te larte.

1 ditë më parë Ministria e Brendshme ka shpallur tenderin e hapur ndërkombëtar të Uniformave dhe pajimeve per Policiene e Shtetit.

Dikasteri në fjalë parashikon të shpenzojë plotë 30 milionë dollarë për të siguruar uniformat verore për të gjithë punonjësit e policisë, por informacionet që mbërrijnë në SYRI TV, tregojnë se tenderi me shumë gjasë është i paracaktuar. Ne mesin e nje vorbulle trazirash politike, institucionet e ekzekutive te Qeverise, kane gjetur pikerisht momentin e kulmit të sezonit veor për të shpallur tenderin ndërkombëtar.

Po cfarë ndodh? Duke qene se, per 5 dite fillojne pushimet verore, kompanite private nuk jane ne gjendje te pergatiten per kete gare, sepse nuk kane mundesi te pergatisin nje sere dokumentesh shteterore, te apostiluara, ku minimumi kohor eshte 40 dite, si dhe prej 100 mostrash, te cilat kerkojne nje minimum kohor prej 60 ditesh, nderkohe qe koha e realizimit eshte percaktuar per 20 dite.

Ky tender qe po zhvillojne, eshte i parapercaktuar te fitohet vetem nga nje operator ekonomik shqiptar ne bashkepunim me nje kompanin turke dhe kineze (Gjergjefi shpk – ShengHong Ltd si dhe kompania turke Ilasn Tekstil Sanai). Burime per syri tv bëjnë me dije se kompani “Gjergjefi” me pronar Jani Gjergjefin ka mbeshtetjen e plote nga nje staf i strukturuar shteteror, i cili mbeshtet dhe furnizon me dokumenta dhe sasite e pritshme , kriteret e vecanta te tenderit, vleren firmen e tyre qe ata duan te shpallin fitues.

Kompania ne fjale jo vetem ka informacion paraprak pa u shpallur akoma tenderi dokumentat dhe kriteret, por raportohet gjithashtu firma ne fjale ka filluar pergatitjen e mostrave dhe kampionet ne Kine kur operatoret e tjere ekonomik akoma nuk kane asnje informacion se si do te jene keto kampinone dhe cfare specifikimesh teknike do te kene.

Koha e pergatitjes se dokumentave nje tenderi te madhe i ketyre permasave ne Europe dhe nderkombetarisht kerkon nje kohe prej 45-60 dite kalendarike, ose 50 dite pune. Me nje perllogaritje të thjeshtë asnje kompani nderkombetare, sado e fuqishme te jete, nuk mundet te pergatise keto dokumeta. Praktikisht, asnje firme serioze europiane dhe nderkombetare, nuk mundet dot te prodhoje

tekstil dhe aksesore te vecante, per 75 artikuj te ndryshem ne nje kohe prej 20 ditesh. Por ajo që është mësuar nga SYRI TV tregon se ky grup i “strukuturuar”, e ka pergatitur dokumentacionin dy muaj me perpara se tenderi te shpallet, ne menyre qe, firma e parapercaktuar nga ky grup, te fitoje tenderin pa konkurent te tjere. Në këtë pikë mund të thuhet padiskutim se tenderi ndërkombëtar i uniformave të reja të policisë eshte nje afere korruptive e paster.

Prej 6 vitesh, ky grup eshte ne dispozicion te kesaj firme, jane bere disa tendera te meparshem, ku firma ne fjale ka patur oferten me te larte dhe firmat e tjera konkuruse kanpasur oferte me te ulet, dhe ky grup i strukturuar kane skualifikuar cdo operator ekonomik tjeter me pretendime, te cilat komsioni i pergatitjes se specifikimeve teknike, i ka vene me qellim në rregullore tek specifikime teknike, ne menyre qe te skulifikojne cdo operator tjeter dhe te shpallin fitues kompanine e tyre te parapelqyer.

Ajo që është më skandaloze ka të bëjë me faktin se kompanite e tjera qe operojne ne shqiperi prej 5 vitesh me mbi 550 puntore shqiptare, e qe funizojne policite eurpoiane,  te skualifikohen nga nje kompani qe prodhon uniforma dhe aksesore te ndryshem ne Kine dhe Turqi, per koperture.

Fakt është që ky tender i Policise se Shtetit me vlere 30 milion dollare, ka 4 vjet rresht qe deshton dhe anullohet nga viti ne vit, pasi grupi i strukturuar në Ministrinë e Brendshme nuk arrin te kualifikoje operatorin e favorizuar ekonomik  i cili eshte jo vetem është i paafte te kualifikohet, por prej katër vitesh jep në kete tender me oferten me te larte. Nga ana tjetër, sistematikisht, operatoret e tjere te cilet japin oferten me te ulet ekonomike skualifikohen me argumente te pambeshtetura ne dokumentat standarte te tenderit.

Syri Tv do të raportojë hap pas hapi prapaskenat e këtij tenderi ndërkombëtar skandaloz i cili pritet ti kushtojë qytetarëve shqiptarë, jo pak por 30 milionë dollarë. /Syri.net

111 1

Artikulli paraprakBasha në Pogradec: Policia tek bizneset, vendim kriminal i Ramës. Ky kryeministër nuk e ka jetën politike të gjatë
Artikulli tjetërIsh-ministri: Rama një provokator dhe polemist i nivelit të ulët! Mesazhi i SHBA për Prokurorinë