Deklarata e fortë: Mos u çudisni kur ta shihni Ramën ndonjë ditë edhe në krye t’vendit te Gjykata e Lartë

Si asnjëherë më parë, në konstituimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Jo vetëm kaq, por shefi i qeverisë mbajti edhe një fjalim të gjatë në sallën e mbledhjeve, ndërsa çdo fjali e tij shoqërohej me duartrokitje të zjarrta nga anëtarët e këshillit një-ngjyrësh.

Lidhur me këtë reagon edhe ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani.

Sipas tij, ndarja e pushteteve është një parim që ka mbetur në letër pa vlerë që quhet Kushtetutë.

“Imagjinoni Merkel të çelë mbledhjen e këshillit monopartiak të bashkisë Berlin!!!”, shkruan ndër të tjera Manjani.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit

Mos u çudisni kur ta shihni ndonjë ditë edhe në krye t’vendit te Gjykata e Lartë.

Tani që kjo gjykatë ka mbetë pa Kryetar dhe po mbushet me gjykatës të përkohshëm, shkon ai. Ska as fytyrë e as frikë.

Kulturë ligjore jo e jo!

Ndarja e pushteteve është një parim që ka mbetur në letër pa vlerë që quhet Kushtetutë.

Imagjinoni Merkel të çelë mbledhjen e këshillit monopartiak të bashkisë Berlin!!!

As Erdoganit si shkon mendja ta bëjë kët gjë. Të paktën jo vizualisht.

Bën edhe si shok i ngushtë me Macron, pa lë!

Artikulli paraprakIsh-ministri: Rama një provokator dhe polemist i nivelit të ulët! Mesazhi i SHBA për Prokurorinë
Artikulli tjetërCirku i “Rilindjes”