Kryetari i opozitës, Basha deklaroi nga Prrenjasi skemën e grabitjes së Teatrit për llogari të Ramës dhe prej kompanisë së përzgjedhur nga ai për ndërtimin e 6 kullave. “Asnjë plan tjetër nuk ka Edi Rama dhe banda e tij përveç grabitjes së pasurive publike si te Teatri Kombëtar ku do të përfitojë 200 milionë euro me 6 kullat e drogës”, tha Basha.
Deklarata
Babëzia me të cilën Rama grabit buxhetin e shtetit, pasurinë e vendit, mineralet, naftën, bregdetin, pyjet, ujrat, guroret, gjithçka është arsyeja pse shqiptarët janë të papunë, pse varfëria thellohet, ndërsa Rama, Dako, Gjiknuri dhe Balla kridhen në lluks dhe përvetësojnë miliona euro.
Asnjë plan tjetër nuk ka Edi Rama dhe banda e tij përveç grabitjes së pasurive publike si te Teatri Kombëtar ku do të përfitojë 200 milionë euro me 6 kullat e drogës. Asnjë ofertë zhvilimi përveç grabitjes së bregdetit nga Saranda dhe Himara në Shëngjin e Velipojë. Milot-Balldreni, Unaza e Re janë po ashtu grabitje me ligj e dhjetëra miliona eurove nga Edi Rama.
Bashkë me 85% të shqiptarëve që duan ndryshim, do ta largojmë këtë bandë. Vendi i tyre është para drejtësisë me pranga në duar, nga i pari tek i fundit. Fundi i pandëshkueshmërisë së pushtetarëve të korruptuar e të lidhur me krimin është fillimi i Shqipërisë si gjithë Europa.