Pse Rama e ‘urren’ integrimin

Nga Kastriot ISLAMI

Edi Rama e ‘urren’ integrimin europian të Shqipërisë sepse është i bindur se jetëgjatësia në pushtet do ti shkurtohej nga integrimi i vendit në BE…

Gjatë të gjithë karrierës së tij ka punuar kundër integrimit ndërkohë që ka bërë gjithçka për ti hedhur hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve duke u përpjekur të tregojë të kundërtën, sikur ‘vdes’ për integrimin, madje ka vënë në dispozicion shuma marramendëse për lobistë dhe duke bërë qoka për zyrtarë të lartë perëndimorë… lobistë dhe qokaxhinj që është përpjekur ti përdorë për fuqizimin e pushtetit të tij personal që është kryer në kundërshti të plotë me interesin publik për integrimin e vendit në BE…

1. 

Presidenti Ilir Meta, ka bërë një deklaratë shumë të fortë në konferencën për shtyp të datës 30 korrik 2019. Në këtë konferencë ai ka deklaruar me guxim, po të kemi parasysh edhe postin që mban, diçka të vërtetë që e mendojnë apo e thonë në takimet konfidenciale mes tyre, shumë intelektualë, politikanë e profesionistë, por edhe qytetarë të thjeshtë:

Nuk mund të hapen negociatat me BE me lobingje dhe qoka…! Por duhen plotësuar kriteret e Kopenghagenit! Pra duhen kryer detyrat e shtëpisë të vendosura nga Komisioni Europian dhe vendet anëtare të BE…!

Sepse, kështu siç po vepron Edi Rama gjasat janë që në 19 tetor2019 përgjigja nga vendet e BE për hapjen e negociatave me BE me Shqipërinë të jetë përsëri negative, duke e stigmatizuar Edi Ramën si përgjegjës kryesor dhe të vetëm të 6 vjetëve vonesë (tre vjet në krye të opozitës para vitit 2013 dhe tre vjet në krye të qeverisë pas vitit 2013) për avancimin e Shqipërisë (marrje e statusit të vendit kandidat dhe hapje e negociatave) në procesin e integrimit europian.

Në fakt kjo deklaratë e fortë i drejtohet nga Ilir Meta drejtpërdrejtë dhe vetëm Edi Ramës, i cili bën gjoja sikur është në favor e në mbështetje të integrimit por në realitet punon kundër e në fakt e ‘urren’ integrimin!

Ishte një mesazh i qartë dhe kurajoz i Ilir Metës për Edi Ramën, që në realitet nuk e do hapjen e negociatave!

Ishte e vërteta e thënë troç nga Ilir Meta për marifetet e Edi Ramës me procesin e hapjes së negociatave duke harxhuar shuma të majme për lobistë e duke bërë qoka për zyrtarë në Bruksel apo ambasadorë në Tiranë, nga paratë e taksapaguesve shqiptarë në rastin më të mirë apo nga paratë e korrupsionit, krimit apo të trafiqeve në rastin më të keq!

2.

Nga një analizë racionale e kësaj deklarate por edhe të gjithë sjelljeve të Edi Ramës, rezulton se

Edi Rama ka prioritet jo integrimin europian por vetëm fitimin me çdo kusht, forcimin e mbajtjen me çdo mjet të pushtetit të tij personal; në realitet e gjithë retorika por integrimit është një maskë demagogjike për të fshehur qëndrimin e vërtetë anti-integrimin sepse ai e ka shumë të qartë se integrimi vendit ja dobëson pushtetit personal dhe i ndëshkon pushtetin autoritar, korruptiv dhe kriminal, pra ja shkurton jetën perverse politike…

Edi Rama nga njëra anë harxhon shuma të majme për lobingje e për të bërë qoka, thjeshtë për të krijuar idenë se punon e është i përkushtuar në favor të integrimit europian duke arritur të ‘kompromentojë’ zyrtarë të lartë të Bruksel që kanë shkruar ‘raporte pozitive’ për qeverisjen e e tij… Kurse nga ana tjetër dhe në realitet ai dhe qeveria e tij e autoritare, e korruptuar, e inkriminuar dhe e paaftë duke mos realizuar detyrat e shtëpisë, veçanërisht ato të përcaktuara nga Gjermania, Franca, Hollanda, Danimarka e tjerë janë qartësisht kundër integrimit të vendit në BE…

Edi Rama bën një lojë me dy faqe/pamje, nga njëra ka vënë në dispozicion pagesa të majme për lobingje e për të bërë qoka me synimin për të krijuar idenë se ai është i përkushtuar dhe i angazhuar ‘seriozisht’ në procesin e integrimit, dhe nga ana tjetër nuk kryen asnjë nga ‘detyrat e shtëpisë’ të vendosura nga vendet anëtarë të BE për hapjen e negociatave.

E gjithë kjo bëhet thjeshtë dhe vetëm për të lënë vendin jashtë BE se vetëm kështu Edi Rama mund të forcojë pushtetin e tij personal dhe të pasurohet në mënyrë të paligjshme duke qenë i lidhur fuqimisht me krimin e trafikantët por duke i mashtruar njëkohësisht ndërkombëtarët me gjoja angazhimin e tij pro integrimit, retorikë e demagogji që e mbështet me angazhimin e lobistëve të paguar majmërisht dhe në mungesë totale transparence që përpiqen pa sukses të krijojnë perceptimin fallso për sukseset imagjinare të Ramës dhe të qeverisjes së tij, apo duke bërë qoka apo thënë ndryshe duke u përpjekur të komprometojë me të gjithë mënyrat e mjetet, zyrtarë të lartë në Bruksel apo diplomatë në Tiranë që të hartojnë/shkruajnë fake-raporte apo mbajnë qëndrime e bëjnë deklarata publike për sukseset imagjinare të Edi Ramës…

3.

Pavarësisht shumave të majme nga paratë e taksapaguesve shqiptarë apo ato të fituara nga korrupsioni, lidhjet e fuqishme me krimin e trafiqet, e VËRTETA mbi Ramën dhe qeverisjen e tij është tashmë e qartë për të gjithë, është në çdo shtëpi shqiptare dhe mbi çdo tavolinë zyrtarësh të lartë në të gjithë vendet e BE. Të gjithë pa përjashtim e dinë dhe e kanë të qartë se Rama nuk i ka plotësuar ‘detyrat e shtëpisë’ për të hapur negociatat madje akuzohet për autoritarizëm, korrupsion të madh, lidhje te ngushtë me kriminelët e trafikantët dhe pastrim të parave.

4.

Të gjithë diskutojnë mes tyre gjithçka deklaroi sot Ilir Meta. Rama e ‘urren’ integrimin dhe s’mund të ketë hapje të negociatave me lobingje e qoka, sepse për shkak të korrupsionit, të lidhjeve të forta me krimin e trafikantët, Rama në realitet punon kundër integrimit. Dhe sa më shumë lobistët apo disa diplomatë të promovojnë sukseset imagjinare të qeverisjes së Ramës aq më shumë provojnë kompromentimin e tyre eventual… sepse ‘urrejtja’ e Ramës për integrimin e Shqipërisë në BE është në përpjesëtim të drejtë me shumë e parave të pista që paguhen për lobingje e qoka dhe këtë e dinë shumë në Berlin, Paris, Amsterdam, Kopenhagë, e në të gjithë kryeqytetet e vendeve të BE, por edhe në Uashington e në Shtëpinë e Bardhë dhe shumë shpejt e VËRTETA që dinë shqiptarët do të ‘takohet’ me të VËRTETAT që kanë mbi tavolinë në të gjithë kryeqytet e botës demokratike…

Artikulli paraprakSkandali tjetër me ligjin special të prishjes së Teatrit, ankesat duhet të dorëzohen vetëm tek…
Artikulli tjetërBabëzia nuk ndalet! Veliaj i jep ‘Fushës’ tjetër tender 6.1 milionë euro