Media e huaj: Policia shqiptare i trajton artistët si talebanë

“Teatri Kombëtar” po gjen pasqyrim të gjerë në mediat e njohura ndërkombëtarë. Global Voices, e cila përfaqëson një union gazetarësh, akademikësh dhe aktivistësh nga e gjithë bota i ka dedikuar një artikull të gjatë me titull: “I kërcënuar me prishje, Teatri Kombëtar i Shqipërisë vazhdon të rezistojë pavarësisht sulmit të policisë”.

GV, qe ka qendren ne Holande, raporton se protestat kundër shembjes së godinës kanë nisur që prej Marsit të vitit 2018 dhe vijojnë çdo mbrëmje para sheshit të Teatrit, i cili është kthyer tani më në një hapësirë, ku diskutohen ide të ndryshme.

Në artikull përmendet dhuna e policisë ndaj regjizorit Robert Budina më 24 korrrik dhe tentativat e qeverisë për të rrëzuar godinën sa më shpejt. “Më 24 korrik në orën 7 të mëngjesit, 30-40 forca policie u shfaqen para teatrit, të mbështetur nga 10 rojë sigurie të një kompanie private. Pas ndërhyrjes policore që çoi në heqjen e pasurive brenda ndërtesës, aktivistët hynë në teatër i cili siç përshkruajnë ata, duket sikur “ishte rrëmbyer nga talebanët”, shkruhet në artikull, ku evidentohet se Thomas Greminger është reshtur krah artistëve.

Në këtë moment, shkruan GV, ndërtesa mbrohet 24/7 nga artistë, aktivistë dhe qytetarë të ndryshon të Tiranës, që janë bashkuar kundër ndërtimit të një godine të rë me kulla biznesi. Po ashtu, theksohet se qeveria e cila kërkon të shemb Teatrin pati një mbështetje të ulët në zgjedhjet e 30 qershorit, që u bojkotuan nga opozita.

“Situata komplikohet më tej nga mbështetja e ulët për qeverinë, e shprehur me pjesëmarrjen e ulët të vetëm rreth 22% (sipas burimeve të qeverisë) gjatë zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Opozita, e cila bojkotoi këto zgjedhje, pretendon se pjesëmarrja ishte edhe më e ulët”. Përktheu: Politiko.al

Artikulli paraprakBabëzia nuk ndalet! Veliaj i jep ‘Fushës’ tjetër tender 6.1 milionë euro
Artikulli tjetër‘Die Welt’: Vuçiç-Thaçi duan ndryshim kufijsh, Serbia 904 milionë euro për armatim, Shqipëria…