Korça u trondit sërish nga një tërmet i fuqishëm. Sipas asaj që raporton Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, lëkundjet kanë qenë të forcës 4.5 ballë e shkallës rihter.
Tërmeti i fortë, i disati prej disa javësh në rajonin juglindor të vendit ka shkaktuar panik te qytetarët.
Banorët kanë dalë nga shtëpitë shumë të tronditur dhe në panik.
Sipas të dhënave, tërmeti ka qenë me epiqendër 10 km në jugperëndim të Bilishtit.
Lëkundjet e forta të tërmetit që u ndjenë rreth orës 16:21 në Korçë nuk kanë qenë të vetme.
Lëkundje të tjera janë ndjerë sërish më pas dhe banorët të frikësuar kanë dalë nga shtëpitë e tyre duke mbushur sheshet poshtë pallateve dhe rrugët.
Tërmeti i dytë ka qenë 7 minuta pas të parit dhe me magnitudë 3.4. Fatmirësisht, sipas Emergjencave Civile, nuk ka patur dëmtime si në njerëz ashtu edhe në materiale.