U bëra si Rama! Nuk më shqitet që nuk më shqitet Saliu nga goja

Nga Agim XHAFKA

U bëra si Rama. Nuk më hiqet nga goja Sali Berisha. Erdha dje nga Ohri dhe në kufi mjaftoi veç karta e identitetit. Kaq dhe rruga e mbarë më tha maqedonasi.Bravo,Sali që na e mundesove, thashë.

Para dy javësh shkova në Selanik dhe sa tregova pasaportën në Kapshticë më tha polici grek, go, Gimo, go! Eh, Sali na kënaqe me heqjen e vizave, fola.

Të hënë e mata kot kohën nga Elbasani deri në Tiranë. Plot 18 minuta, më afër se Kombinat-Kinostudio. Bravo Sali, më doli nga zemra. Kështu dhe kur shkoj në Vlorë, Tepelenë… Apo kur mbërrij në Prishtinë e uroj Saliun familjarisht.

Po ngjaj si Edi Rama. Nuk më shqitet që nuk më shqitet Saliu nga goja. Mbeta duke e pérmendur e pérmendur emrin e tij. Eh, mor Edvin ç’më bëre! Mora krejt huqet e tua…

Artikulli paraprakHahn: Shqipëria në krizë politike, në plan të parë problemet, këto pengojnë hapjen e negociatave
Artikulli tjetërReagimi i fortë i ish-Kryeministrit për Teatrin: Stop grabitjes dhe megakorrupsionit të narkoqeverisë!