Aleatët e Partisë Demokratike, më konkretisht Partia Republikane, Partia Agrare Ambjenatilste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kanë dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ata i kërkojnë të fillojë përgatitjet për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të datës 13 tetor sipas Dekretit të Presidentit.
Letra e plotë
Kërkesë: Për fillimin e procedurave për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 13.10.2019.
Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tiranë.
Bazaligjore: Dekreti i Presidentit të Republikës Nr. 11 211, datë 27.06.2019 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”. Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë
Të nderuar anëtarë të KQZ,
Duke rezultuar tashmë qartë se,
-Data 30 qershor 2019 nuk konsiderohet date ligjore zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore pasi Presidenti i Republikës, me Dekretin Nr. 11 199, datë 10.06.2019 “Për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 të Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, shfuqizoi datën 30 qershor 2019, si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
-Misioni i ODIHR, në raportin e gjetjeve paraprake ka konstatuar se “Zgjedhjet vendore të 30 qershorit u mbajtën pa e marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit….. Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetuese dhe një Gjykate të Lartë funksionale, ku e para është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit.”
Dhe duke mbajturnëkonsideratë se,
– Me datë 27.06.2019, Presidenti i Republikës me Dekretin e tij nr. 11 211, datë 27.06.2019 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, caktoi si datë të re zgjedhjesh, datën 13 tetor 2019, dekret i cili është në fuqi dhe i pa kontestuar nga askush,
– se KQZ në bazë të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe veçanërisht neneve 2, 10 dhe 21 e vijues të tij ka detyrimin ligjor që pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të fillojë përgatitjet për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor,kërkojmë nga ana juaj marrjen pa vonesë të të gjitha masave përkatëse për të organizuar procesin zgjedhor të datës 13.10.2019, sipas Dekretit të Presidentit në fuqi.
Duke ju falenderuar paraprakisht për bashkëpunimin,
Subjektet:
Partia Republikane e Shqipërisë (PRSH)
Fatmir Mediu (Kryetar)
Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA)
Agron Duka (Kryetar)
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)