Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar sot ndaj faktit që Edi Rama nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme për Vangush Dakon, anëtarin e kryesisë së PS-së, krahun e djathtë të tij dhe njëkohësisht edhe bankomatin.
Basha thotë se Rama bën sikur nuk e di dhe nuk e sheh, atë që e kanë parë të gjithë shqiptarët.
‘Edi Rama i mbron kriminelët brenda dhe jashtë politikës, sepse me ta e merr dhe e mban pushtetin’, shkruan kreu i opozitës.
Reagimi i plotë i Bashës
Hajduti psiqik po bën ç’të mundet që të harrohet bankomati i tij personal Vangjush Dako.
Bën sikur nuk e di, nuk e sheh, nuk e dëgjon atë që sheh gjithë Shqipëria.
Edhe pse SHBA e shpalli non grata Vangjush Dakon për ‘përfshirje në raste të mëdha korrupsioni’ ai nuk ka dalë para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni.
Kjo sepse Dako mbrohet nga Rama.
Ai nuk është thjesht një politikan i korruptuar por pjesë e krimit te organizuar, me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës.
Vjedhjet e zgjedhjeve me krimin dhe grabitja e Durrësit janë bërë me mbrojtjen, dijeninë dhe për përfitimin e Edi Ramës që e mbron Vangjush Dakon, si bankomatin personal të parave të pista.
Edi Rama i mbron kriminelët brenda dhe jashtë politikës, sepse me ta e merr dhe e mban pushtetin.
Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin, për të vënë qeverinë në interes të qytetarëve, jo të krimit dhe të oligarkëve me të cilët Rama vjedh dhe grabit çdo ditë shqiptarët.