Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi thekson se, Valdrin Pjetri vazhdon te heshte pas fshehjes se te kaluares se tij ne formularin e dekriminalizimit. Bashke me Edi Ramen bejne sikur nuk degjojne kerkesen e PD drejtuar Prokurorise per verifikim.
Postimi i plotë
Dje ndodhi ajo që prisja. Valdrin Pjetri, që kërkon të uzurpojë bashkinë e Shkodrës, heshti. Ai bëri sikur nuk e dëgjoi kërkesën e Partisë Demokratike drejtuar Prokurorisë për të verifikuar, nëse ai ka fshehur te kaluarën me formularin e dekriminalizimit.
Valdrin Pjetri hesht dhe nuk i shpjegon as atij 6 përqindshit të stërpakicës që e votoi në Shkodër pse ka gënjyer me formularin e dekriminalizimit. Ai ka detyrimin të shpjegojë pse nuk ka shkelur në Itali 10 vjet me rradhë, pse e kanë dëbuar nga vendi ku thotë se ka shkuar për studime?
Bashkë me Valdrin Pjetrin, hesht dhe Edi Rama, që krenohej me të dhe mezi po priste ta përdhoste edhe Shkodrën me pakicën e tij.
Këta janë një e keqe që nuk duhet të drejtojnë as Shkodrën, as Shqipërinë!