Drejtuesit e BE, të cilët do të lenë Komisionin Europian pas muajit Shtator do të marrin pensione mjaft të larta që do të paguhen nga paratë e taksapaguesve europianë. Kwto pagesa do tw jenw nw formwn e pensionit qw do tw jepet ndaj tyre nga Komisioni Europian, nw shenjw mirwnjohje pwr mundin e tyre gjatw viteve qw drejtuan Komisionin Europian.
Është gazeta italiane ‘Il fatto quatidiano’, e cila ka zbuluar dokumentin e Komisionit Europian, ku janë përcaktuar pensione stratosferike, për zyrtarët e lartë të saj.
Sipas këtyre të dhënave kreu në ikje i këtij institucioni Jean Claude Juncker do të përfitojë një pension 22 mijë euro në muaj, ndërsa Federica Mogherini, 20 mijë euro në muaj. Parashikohen gjithashtu edhe shpërblime një vjeçare deri në 65% të pagës aktuale të tyre.
Largim ‘i artë’ nga detyra mund të quhet pa frikë ai i drejtuesit në ikje të Komisionit Europian. Sipas rregullave të unionit kreu në ikje i komisionit Europian Jean Claude Juncker do të përfitojë një pension jo pak por 22 mijë euro në muaj nga 27 mijë euro që ishte paga e tij në këtë detyrë.
Nuk mbetet pas as Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë për çështjet e jashtme në KE e cila në moshën e pensionit do të shijojë 20 mijë euro në muaj, vetëm 2 mijë euro më pak sesa paga aktuale e saj. Të dhënat kanë dalë nga hetimet e kryera nga media italiane ‘Il fatto quotidiano’ e cila e ka cilësuar si një skandal të Brukselit.
Sipas këtyre të dhënave edhe për 21 komisionerët europianë në ikje, që janë paguar me të paktën 22 mijë euro rrogë mujore është parashikuar të përfitojnë të paktën një pension mujor prej 18 mijë eurosh. Dhe këtu ndër më të shpërblyerit janë, edhe Johannes Hahn dhe Knut Fleckenstein.
Sipas investigimeve të gazetës italiane rezulton se përveç pensioneve ata do të kenë edhe mjaft bonuse të tjera gjatë pensionit të tyre ‘të artë’.