Votimet moniste të 30 qershorit sollën një kaos në pushtetin vendor në të gjitha bashkitë e vendit. Pushtimi i bashkive me polici e FNSH nga kandidatët e Partisë Socialistë për bashkitë, solli protesta dhe i vendosi punonjësit në pozita ku nuk mund të kryenin funksionet e tyre, kështu ata u detyruan të dorëhiqen.
Një rast i tillë ka ndodhur në Burrel, ku drejtoresha e qendrës së Kulturës, Artit dhe Muzikës Denisa Vata ka dhënë dorëheqjen.
“Nisur nga fakti që në bashki kanë hyrë pushtues të cilët duhet të ishin përballë drejtësisë, gjithashtu që bashkia është uzurpuar nga drejtues pa zgjedhje dhe në mohim të votës së lirë, nisur nga fakti që sot bashkia nuk i përket më qytetit dhe qytetarëve por hajdutëve e pazarxhinjve, unë si një e re me shpresë te e mira e vendit tim dhe te vota e lirë, nuk mundem të jem pjesë e së keqes dhe diktaturës.
Për arsyet që përmenda më sipër paraqes kërkesën për dorëheqje nga pozicioni i drejtorit të Qendrës së Kulturës, Artit dhe Muzikës”, shkruhet në kërkesën për doreheqje që Vata i ka paraqitur drejtorit të burimeve njerëzore të institucionit.