Shtatë të emëruarit nga Rama në krye të Bashkive që kanë nga dy emra

Rilindjes duket se nuk i mbarokan “Elvis Roshët”. Të dalë nga votimet e 30 qershorit janë plot 7 kryebashkiakë të PS që kanë ndryshuar emrin, mbiemrin ose të dyja së bashku, duke filluar nga -kryebashkiaku i Pogradecit Ilir Xhakolli, -kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma, -kryebashkiaku i Memaliajt Gjolek Gjuci, -kryebashkiaku i Prrenjasit Nuri Belba, -kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai, -kryebashkiaku i Vaut të Dejës Mark Babani dhe kryebashkiaku i Finiqit Kristo Kiço.

Duke iu referuar formularëve të dekriminalizimit të depozituar në KQZ, në unison ata nuk pranojnë se i kanë ndryshuar gjeneralitet për shkak të veprave penale jashtë shtetit, siç dyshohet, por për arsye personale.

Kryebashkiak i Memaliajt, Gjolek Guci ka përdorur emër, mbiemër dhe atësi tjetër. Nga Gjolek Myslym Guci në Spiro Jorgo Kuremenos.
1 1

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ka ndryshuar mbiemër, i mëparshëm ka qenë Gurmo.
2 1

Kryebashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhakolli ka deklaruar se gjeneraliteti i tij i mëparshëm ka qenë Ilirjan Xhago, mirëpo mohon se ka qenë ndonjëherë i dënuar në Shqipëri apo jashtë vendit.
3 1

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erjon Isai deklaron se mbiemri i mëparshëm ka qenë Isa.
4 1

Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka përdorur emër dhe mbiemër tjetër gjatë kohës që ishte në Greqi, duke u quajtur Jorgo Toto.
5

Kryebashkiaku i Finiqit, Kristo Kiço që garoi nën siglën e Partisë Mega ka ndryshuar mbiemrin, të cilin më herët e ka pasur Katrani.
6

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani ka ndryshuar mbiemrin ku më herët e ka pasur Babaj.
7

Artikulli paraprakZyrtare: Rama do të vidhte 161 milionë euro me Thumanë-Kashar
Artikulli tjetërMinistrja kërkon nga qytetarët të bëhen spiunë të qeverisë kundër bizneseve