Ministrja e Financave ka bërë një deklaratë tipike për spiunët e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit. Ajo ka apeluar që qytetarët të spiunojnë duke u kthyer në 80 lekshat e diikurshëm për të spiunuar bizneset që nuk lëshojnë kuon tatimor në një kohë që shefi i saj në qeveri është kapur në flagrancë duke vjedhur 161 milionë euro vetëm nga ndërtimi i 20 kilometrave rrugë Thumanë-Kashar.
Propaganda e turpshme e qeverisë
Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj ndoqi nga afër një aksion të ndërmarrë në Himarë në kuadër të operacionit kundër informalitetit. Ajo deklaroi se aksioni nuk do të kursejë asnjë abuzues duke ripërsëritur se bizneset janë në monitorim të plotë në të gjithë vendin.
Gjithashtu ministrja ftoi qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë së subjekteve, të cilët nuk lëshojnë kupon tatimor. Gjatë kontrollit nuk shpëtoi gjobitja e një biznesi, i cili kishte “shpikur” një faturë tatimore me qëllim për t’i shpëtuar deklarimit të saktë të xhirove dhe fitimeve.
“Në fakt ne sot erdhëm këtu edhe për një denoncim të një qytetari, i cili dërgoi një faturë jo tatimore në rrjetet sociale. Dërgoi një faturë jo tatimore në celularin tim, duke denoncuar ekzistencën e paligjshmërisë në një nga restorantet më të shtrenjta të kësaj zone dhe ku ju do ta shikoni sepse dhe çmimet janë të krahasueshme më lartë se sa tregu.
Kjo është një çështje e modelit të biznesit, i cili për sa kohë ka një klientelë është shumë mirë, por sidomos për këto biznese është shumë e rëndësishme të fusin në konsideratë që kjo faturë nuk duhet të ekzistojë.
Fatura e cila është dhe në gjuhë të huaj, pra nuk është një faturë as e prodhuar në Shqipëri, ka çmime përtej artikujve dhe argumenti i menaxherit të restorantit, i cili thotë që përdoret për menaxhim të brendshëm, nuk është një argument i cili pranohet, jo vetëm nga rregullat por edhe nga fakti që fatura e denoncuar është me çmime dhe qytetari ka denoncuar faktin që nuk ju soll kuponi tatimor”-tha Denaj.