Gazeta italiane “La Verita” ka edhe audio regjistrime, përveç video regjistrimit ku shihet se si pronari i televizionit 1TV, Bojan Jovanovski – Boki13 dhe biznesmeni Zoki Kiçeec i marin 1.5 milionë eurot me dy çanta nga Orce Kamçev, biznesmeni i dyshuar i Prokurorisë Speciale.
Në bisedën mes tyre, Boki 13 i thotë se do të jeni të lirë dhe se do të ndiqni për të bërë ankesat në Gjykatën Supreme dhe Gjykatat tjera, por sipas tij, vendimi final është se Prokuroria Speciale nuk do ta ndjek.
“Katica nuk do të përdorë mjete juridike për zvarritje, të hënën ose të martën ju jeni në liri”, flet Boki 13, duke i garantuar lirinë Kamçevit.
Ky i fundit ishte në listën e të akuzuarëve nga Prokuroria Speciale për rastin “Perandoria” bashkë me Sasho Mijallkovin, Nenard Josifoviqin, Cvetan Pandeleskin, Ratka Kunoska-Kamçevskën, Hristina Kamçeva-Stojçeskën, Zorica Arsovskën, Liljana Gajdovskën, Vladisall Stajkoviqin, etj, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale “shoqërim kriminel.