Luciano Vietto është gjithnjë e më pranë Barcelonës. Klubi katalanas ka rënë parimisht dakord me Atleticon e Madridit për kalimin e talentit argjentinas në “Cam Nou”. 22-vjeçari pëlqehet së tepërmi nga trajneri i Barçës, Luis Enrique, i cili e shikon Vietton si zëvendësuesin ideal të njërit mes Luis Suarez, Neymar Jr dhe Lionel Messit në momentin që këta tre lojtarë nuk do të jetë të gatshëm për arsye të ndryshme për të dhënë kontributin e tyre për skuadrën në fushën e blertë. Kartoni i Luciano Viettos pritet t’i kushtojë klubit katalanas rreth 22 milionë euro.
Me afrimin e ish-lojtarit të Villarealit shkon në 4 numri i blerjeve te Barcelona gjatë kësaj merkatoje pasi më herët me blaugranat janë bashkuar dy mbrojtësit francezë, Samuel Umtiti e Lucas Digne, si dhe mesfushori portugez Andre Gomes. Objektivi i parë i Barçës për sulmin ishte sulmuesi francez i Sevillas, Kevin Gamiero, por shuma prej 40 milionë eurosh e kërkuar nga klubi andaluzian u cilësua shumë e lartë nga drejtuesit e Barcelonës, të cilët më pas e kthyen vëmendjen nga Vietto. Mesa duket do të përfundojë pas vetëm 1 sezoni aventura e talentit argjentinas te Los Colchoneros. Në verën e vitit 2015, Luciano Vietto u transferua nga Villareali te Atletico për shumën e 20 milionë eurove, por tashmë e ardhmja e 22-vjeçarit do të vishet me ngjyrat blaugrana.