Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndryshuar së fundmi kursin e aksionit opozitar, duke deklaruar se në mungesë të ofrimit të një zgjidhjeje për kapërcimin e krizës politike, “atëhere popullit sovran i lind e drejta ta marrë në dorën e vet zgjidhjen, me të gjitha format, mjetet dhe mënyrat që i gjykon të përshtatshme për të rivendosur demokracinë dhe drejtësinë”.
Në një takim me strukturat lokale të PD-së në Mallakastër, Basha e konsideroi hap fatal precedentin e “uzurpimit” të pushteti vendor. “Popullit sovran i lind e drejta t’i përgjigjet këtij pushteti me të njëjtat mënyra dhe të mbrojë me të njëjtat mënyra kushtetutën dhe ligjin, në Mallakastër, në Fier, në Durrës, në Elbasan, në të gjithë Shqipërinë, por mbi të gjitha në Tiranë, atje ku paligjshmëria ka hedhur rrënjët, atje ku hajdutëria dhe kriminaliteti janë ngritur në fron.”- theksoi Basha.
Lideri i opozitës së bashkuar u shpreh se kur forca që ai drejton të bëhet mazhorancë qeverisëse, kushdo që ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin pas dekretit për 30 qershorit, do të ndëshkohet. “Mos harroni, duke nisur nga data 11 qershor çdo qindarkë e taksave të shqiptarëve që është harxhuar për procesin kriminal dhe fals të 30 qershorit, është dëm ekonomik. Për çdokënd që ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ligji është i qartë. Ju siguroj që me qeverisjen e re dhe prokurorinë e çlirurar nga kapja, gjithsecili prej tyre do të marre atë që meriton para ligjit”.- u shpreh Basha.
Për çdokënd që ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ligji është i qartë. Ju siguroj që me qeverisjen e re dhe prokurorinë e çlirurar nga kapja, gjithsecili prej tyre do të marre atë që meriton para ligjit”.- u shpreh Basha.
Sërish, kryedemokrati përsëriti se i përmbahet kushteve të paravendosura në nisje të aksionit opozitar pas djegies së mandateve, për pjesëmarrjen në zgjedhje, duke shtuar mbajtjen e “zgjedhjeve vendore në të njëjtën ditë.”- tha Basha.