Sfidat tona globale

“Shumë ekonomi nuk janë fleksibël sa duhet. Borxhi publik i lartë dhe përqindjet e interesit të ulëta kanë lënë një hapësirë të kufizuar për të vepruar kur do të vijë kriza e ardhshme”
Washington, 2 prill 2019

Mirëdita, do të doja të falenderoja mikun tim Tom Donohue dhe Qendrën për Konkurrencën e Tregjeve që më kanë ftuar në këtë event të rëndësishëm. Duke hyrë këtë mëngjes në këtë sallë të mrekullueshme, kam mbetue e goditur nga imazhi i fuqishëm i 12 flamurëve. Janë shenja e 12 eksploruesve të mëdhenj që kanë çelur rrugë të reja për tregëtinë dhe kanë hedhur farërat e rritjes industrial e tregtare të Botës së Re.

Ky shpirt është në zemër të Dhomës së Tregtisë së Shteteve të Bashkuara, që punon fuqishëm prej më shumë se një shekulli për të promovuar ëndrrën amerikane. Dhoma e Tregtisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë shumë gjëra të përbashkëta. Të dyja përqafojnë një perspektive ndërkombëtare; të dyja mëshojnë për një bashkëpunim më të madh midis publikut e privatit dhe, mbi të gjithë, janë thellësisht të impenjuara në promovimin e rritjes, punës dhe mundësive më të mëdha për të gjithë. Ja pse ky është vendi më i përshtatshëm për të diskutuar sesi të bëhet rritja më e mbështetshme dhe më gjithëpërfshirëse; sesi të reduktojë tensionet tregtare dhe sesi të forcojë besimin tek ekonomia dhe tek institucionet. […]

Siç e tha dikur Presidenti Theodore Roosevelt: “Ekzistojnë të gjitha arsyet për të cilat duhet ta përballojmë seriozisht të ardhmen, duke mos ia fshehur vetvetes as rëndësinë e problemeve, as duke mos pasur frikën e përballimit të këtyre problemeve me qëllimin e palëkundur e të vendosur për t’i zgjidhur”. Do të doja të përqëndrohesha mbi atë sesi mund ta vëmë nën fre këtë “qëllim të palëkundur” në përfitim të të gjithëve.

Një moment delikat për ekonominë globale
Do ta fillojë me një vështrim ndaj kushteve meterologjike në ekonominë globale. Një vit më parë, thashë: “Shkëlqen dielli, duhet riparuar çatia”. Gjashtë muaj më parë kam treguar retë e rrezikut në horizont. Sot është moti gjithnjë e më shumë i “trazuar”. Çfarë dua të them me këtë? Në janar, FMN-ja ka parashikuar një rritje globale për vitet 2019 e 2020 me rreth 3.5% – më pak se në të kaluarën, por gjithsesi e arsyeshme.

Qysh atëhere e ka humbur më tej shtytjen, siç do ta shikoni në parashikimet tona e përditësuara javën tjetër. Vetëm 2 vite më parë, 75% e ekonomisë globale jetonte një lloj bumi. Për këtë vit shpresojmë që 70% e ekonomisë globale të pësojë një ngadalësim të rritjes. Por, për të qenë të qartë, nuk shohim ndonjë reçision në të ardhmen e afërt. Në fakt, presim ndonjë ringritje të rritjes në gjysmën e dytë të 2019 dhe në 2020. Ja se çfarë nënkuptoja me mot të “trazuar”. Sigurisht, është një moment delikat për ekonominë globale.

Rritja globale është ngadalësuar, kryesisht për shkak të tensioneve tregtare në rritje dhe të shtrëngesës financiare në gjysmën e dytë të 2018. Njëkohësisht, aktiviteti ekonomik global është i gatshëm të përfitojë nga ecuria tani e bërë më e lehtë e normalizimit monetar nga ana e bankave qendrore më të mëdha – në radhë të parë Federal Reserve – dhe stimujve më të mëdhenj, si në Kinë.

Këto përgjigje politike kanë mbështetur një zbutje të kushteve financiare dhe kanë rritur flukset e kapitalit drejt tregjeve emergjente, valutat e të cilave kanë forcuar raportin me dollarin. Megjithatë, për të qenë të qartë, rigjallërimi i pritur i rritjes globale në fund të këtij viti është i dobët. Të prekshëm ndaj rreziqeve me ulje – përfshi paqartësitë lidhur me një vend, si Brexit, dhe paqartësi më të gjera, si borxhi i lartë për sektorë të caktuar në vende të caktuara, tensionet rreth politikës tregtare dhe një ndjenjë ankthi në tregjet financiare. Për shembull, duhet të ketë një ulje të kushteve financiare më intensive nga sa pritet, një gjë e tillë mund të krijojë sfida të rëndësishme për shumë qeveri dhe biznese në termat e rifinancimit të borxhit, që mund të amplifikojë lëvizjen e përqindjeve të këmbimit dhe korrigjimet e tregut financiar.

Tri fusha veprimi
Domethënë ky është një moment delikat dhe “duhet ta menaxhojmë me kujdes”. Kjo do të thotë se duhe jo vetëm që të shmangim hapat fals, por edhe të jemi të sigurtë se po bëjmë hapat e duhur. Unë shoh tri fusha veprimi që mund të forcohen reciprokisht: ajo e politikave kombëtare, e politikave të zonës midis vendeve kufitare dhe të përpjekjeve të koordinuara për t’ju përgjigjur sfidave të mëdha globale që kemi përballë.

1) Politika kombëtare për të ndërtuar ekonomi më përfshirëse dhe të qëndrueshme
Parasëgjithash, politika duhet të ofrojë kushtet në mënyrë që njerëzit t’i realizojnë ambiciet e tyre në vendin e tyre. Do të më keni dëgjuar të them “duhet të riparojmë çatinë”, sidomos kur bëhet fjalë për reforma strukturore që mund ta nxisin produktivitetin dhe ndihmonë rritjen afatgjatë. Natyrisht, nuk ekziston një masë e mirë për të gjithë: politikat ekonomike duhet t’u përshtaten nevojave të vendeve të veçanta.

Megjithatë, politika ekonomike në përgjithësi duhet të synojë që të sigurojë rritjen dhe stabilitetin. Politika monetare duhet të mbesë akomoduese atje ku inflacioni është i ulët në nivel të ndjekur dhe duhet të bllokojë pritshmëritë. Fleksibiliteti i përqindjes së këmbimit, nëse është e nevojshme, duhet të përdoret për të ndihmuar që të absorbohen goditjet. Dhe sektori financiar duhet të forcohet dhe rreziqet të frenohen, duke e ruajtur shtytjen e një reforme normative. Në realitet, shumë ekonomi nuk janë rezistente sa duhet.

Borxhi publik i lartë dhe përqindjet e ulëta të interesit kanë lënë një hapësirë të kufizuar për të vepruar kur do të vijë kriza e ardhshme, që herët a vonë do të vijë. Për shumë vende kjo implikon një përdorim më të përmbajtur të politikës fiskale, që nga ana e saj do të thotë të godasësh ekuilibrin e duhur midis rritjes, mbështetshmërisë së borxhit dhe objektivave fiskale.

Si ish Ministre e Financave, e di se nuk është një ndërmarrje e lehtë. Kërkon krijimin e rezervave fiskale në momentet e mira dhe disponueshinë e hapësirave të mjaftueshme të manovrës fiskale në ato të këqija. Kërkon një punë të vazhdueshme e të rëndë për përditësimin e sistemeve fiskale dhe të destinacionit të të ardhurave, për një shpenzim të favorshëm ndaj rritjes dhe, po të jetë e nevojshme, një reduktim të borxhit publik.
Kërkon edhe faktin e përballimit të pabarazive të tepruara. Dhe këtu politika fiskale mund të luajë një rol kryesor, edhe nëpërmjet masave të taksimit progresiv, specifike për çdo vend të veçantë, dhe rrjeteve më të forta të sigurisë sociale që ndihmojnë të përballohen transformimet që i detyrohen teknologjisë e globalizimit. Në fund të fundit, politika fiskale mund të ndihmojë të krijohen mundësi më të mëdha duke favorizuar aksesin në arsimin me cilësi të lartë, në asistencën shëndetësore dhe në infrastruktura, sidomos për ata që kanë mbetur prapa apo janë përjashtuar. Në shumë vende, kjo do të thotë t’u kushtosh vëmendje të veçantë të rinjve dhe grave.

Kjo lloj politike mund të ndihmojë që t’i jepet besim dhe të tejkalohet perceptimi i një ndarjeje të padrejtë të benefiteve ekonomike. Një zonë ku ky perceptim po rritet është ajo e përqëndrimit në rritje e pushtetit në treg nga ana e disa gjigandëve. Analiza të fundit të FMN-së tregojnë se gjatë dy dekadave të fundit pushteti në rritje i tregut i disa kompanive në ekonomitë e përparuara ka pasur vetëm një efekt shumë të vogël mbi investimet, prodhimin dhe rrogat.

Por kemi hasur edhe se një numër i vogël biznesesh shumë dinamikë kontribuojnë që të shpjegohet rritja e çmimeve. Me fjalë të tjera, ka një “fitimtar që merr gjithçka”, veçanërisht në ekonominë dixhitale. Nuk them se kemi për momentin një “problem monopoli”, por duhet të merren masat e duhura për ta shmangur që të bëhet problem. Kjo do të thotë të reduktohen barrierat e hyrjes për biznese të reja dhe të reformohet struktura e konkurrencës për të siguruar të njëjtën fushë lojë në të gjithë sektorët, qofshin këta tradicionalë apo high-tech.

2) Politika transkufitare për të siguruar kushte barazitare midis shteteve
Vijmë kështu në prioritetin e dytë: politikat transkufitare. Ka shumë tema ekonomike për t’u përballuar: forcimi i rregullave financiare, përmirësimi i transparencës së borxhit, luftimi i fluksveve të paligjshme financiare, sa për të përmendur disa. Por kur bëhet fjalë për të harmonizuar rregullat midis shteteve të ndrsyshme, tema më e rëndësishme është tregtia. Kjo është një zonë ku Dhoma e Tregtisë dhe FMN-ja kanë shumë gjëra të përbashkëta.

E dimë se prej disa dekadash integrimi ekonomik ka kontribuar në rritjen e prosperitetit, përhapjen e teknologjisë dhe nxitjen e produktivitetit. Kjo ka bërë që të ulet kostoja e jetesës në të gjithë botën dhe ka krijuar miliona vende të reja pune me rroga më të larta. Njëkohësisht, dimë se jo të gjithë kanë përfituar, se ka deformime në sistemin tregtar dhe se duhet reformuar. Dimë edhe se barrierat tregtare nuk janë përgjigja.

Kërkime të reja të FMN-së – ende të pabotuara – tregojnë sesa është e rëndësishme të shmangen hapat false në këtë sferë. Nëpërmjet analizimit të përvojave të 180 vendeve në 70 vitet e fundit, kemi zbuluar se integrimi ekonomik nxit investimet – në fabrika, në pajisje dhe në shumë zona të tjera që krijojnë shumë vende pune. Në të kundërt, barrierat ndaj tregtisë dëmtojnë investimet dhe punësimin. Ky zbulim është me rëndësi themelore sot, në një epokë ku tensionet tregtare mund të dëmtojnë investimet – një epokë ku investimet janë tashmë të dobët.

Kështu, e përsëris akoma, është një moment delikat dhe duhet t’i kushtojmë vëmendje. Në mënyrë të veçantë, kemi vërejtur se çfarë mund të ndodhë sikur të kishte një rritje prej 26% të tarifave midis Amerikës dhe Kinës. Kjo do të mjaftonte për ta ulur PBB-në vjetore të Shteteve të Bashkuara me 0.6 pikë dhe atë të Kinës me 1.5 pikë. Këto janë plagë të vetëshkaktuara që duhen shmangur. Megjithatë, diskutimet mbi deformimet tregtare dhe praktikat jokorrekte shpesh vërtiten mbi konceptin e sufiçitit dhe të deficitit tregtar bilateral. Historikisht, fakti është që bilanci tregtar bilateral varet kryesisht nga faktorë makroekonomikë, jo nga tarifat bilaterale.

Me fjalë të tjera, mënyra më efikase për reduktimin e deficitit tregtar është ai i shmangies së tarifave, pasi tarifat mbi produktet e një vendi e spostojnë fluksin e tregtisë drejt vendeve të tjera. Askush nuk e fiton luftën tregtare – më keni dëgjuar tashmë ta them këtë shprehje! Ky është motivi për të cilin duhet të punojmë bashkë për të reduktuar barrierat ndaj tregtisë dhe modernizuar tregtinë globale – kështu fitojmë të gjithë.

Kjo nënkupton të përballohen tema si subvencionet shtetërore, pronësia intelektuale dhe privatësia e të dhënave tona. Nënkupton të nënshkruhen edhe marrëveshje të reja për ta shfrytëzuar potencialin e plotë e shërbimeve për t’u eksportuar dhe të tregtisë dixhitale. Kjo nënkupton që të ekzistojnë rregulla të qarta që sigurojnë një konkurrencë të drejtë në kushte barazitare. Për ecjen përpara kemi nevojë për një përpjekje kolektive që të modernizojmë funksionet kyçe e Organizatës Botërore të Tregtisë: nga negociimi, tek transparenca, tek zgjidhja e konflikteve.

Kjo mund të krijojë një sistem më të fortë e më fleksibël. sigurisht, sigurimi i kushteve barazitare midis vendeve të ndryshme nuk ka të bëjë vetëm me tregtinë. Kohët e fundit, siç ndoshta e keni parë, FMN-ja ka nënvizuar nevojën e përmirësimit të rregullave mbi taksimin ndërkombëtar e kompanive. Unë jam shtyrë të kem thënë se sistemi është demode. Jam e bindur se ndajmë edhe tezën e Dhomës, sipas së cilës është kundërprodhuese të ndiqet një qasje unilaterale. Kemi nevojë për një përpjekje transkufitare. Reformimi i taksimit ndërkombëtar për kompanitë është një pengesë për çdo vend, por ekonomitë në rrugën e zhvillimit mbështeten sidomos nga të ardhurat e taksave mbi kompanitë për të financuar investimet thelbësore në njerëz dhe në infrastruktura.

Analiza jonë tregon se vendet jashtë OCSE-së humbasin rretj 200 miliard dolarë në vit pse kompanitë transferojnë fitimet e tyre në vendet me taksa më të ulëta. Këto të ardhura të humbura e e bëjnë akoma edhe më të vështirë shtimin e rritjes dhe punësimin për vendet në rrugën e zhvillimit – komplikojnë arritjen e objektivave të Zhvillimit të Mbështetshëm brenda 2030.

Lajmi i mirë është se përpjekjet për modernizimin e sistemit të taksimit ndërkombëtar janë tashmë në zhvillim, por mbetet shumë për të bërë. FMN-ja ka paraqitur propozime për të punuar bashkë dhe bërë systemin më të drejtë e më të përshtatshëm për të ardhmen. Deri më tani kam folur për dy zona prioritare mbi të cilat ligjërohet: përfshijnë tema të brendshme dhe transkufitare. Tani do të flas për zonën e trete dhe të fundit prioritare: sfidat globale.

3) Marrëveshje për të përballuar sfidat globale
Ka argumentime se asnjë vend nuk mund t’i zgjidhë i vetëm – lista është e gjatë: demografia, emigracioni, rreziqet në rrjet dhe, natyrisht, kërcënimi ekzistencial i ndryshimeve klimaterike. Mbi këtë temë, Dhoma e Tregtisë beson se marrëveshjet midis publikut dhe privtatit, novatorizimi dhe teknologjia kanë një potencial të madh për të reduktuar emetimet e gazit serë. Ne të FMN-së jemi shumë aktivë lidhur me këtë temër, natyrisht, me një perspektivë makroekonomike. Jemi impenjuar që të taksojmë emetimet e qymyrit dhe të reduktojmë subvencionimet energjitike, që shkojnë në 5.2 trilion dollar çdo vit, baraz me 6.5% të PBB-së botërore.

Të dy këto instrumenta mund t’i zbusin efektet e ndryshimeve klimaterike. Duke qenë se jam bërë gjyshe kohët e fundit, mund të them se sfida për ta bërë botën një vend më të mirë për fëmijët dhe nipërit tanë ka marrë një domethënie të veçantë për mua. Në bashkëbisedimet e mia me të rinjtë në të gjithë botën, kam mësuar se ndryshimet klimaterike janë një prej dy sfidave që ata i shohin si më të rëndësishme për të ardhmen e tyre. tjetra është korrupsioni. Edhe lidhur me këtë temër FMN-ja ka rritur pëprjekjet e veta për ta matur kosotn makroekonomike të korrupsionit në shtetet anëtare. Kostoja vjetore është e barabartë me 1.5 trilion dollarë – rreth 2% e PBB-së globale.

Riciklimi i parasë së pistë dhe financimi i terrorizmit përfaqësojnë dimensione të tjera serioze të problemit – FMN-ja ka punuar lidhur me këtë me mbi 100 vende. Kërkimet tona nënvizojnë koston fiskale të korrupsionit, që gjeneron një humbje të mëdha në të ardhurat e shtetit dhe një shpenzim publik me cilësi të ulët. Këto studime konfirmojnë atë që ne dyshonim prej kohësh: korrupsioni ngadalëson rritjen, rrit pabarazitë dhe mosbesimin.

A ka shpresa në luftimin e korrupsionit? Ne mendojmë se po dhe mendojmë se politikat e duhura mund të bëjnë një diferencë të madhe. Në një studim të ri, vlerësojmë se brenda një grupi ekonomishë të ngjashme midis tyre, një korrupsion i vogël është shoqërohet me një rritje të të ardhurave fiskale – në fakt kemi zbuluar një diferencë të konsiderueshme me 4 pikë përqindjeje të PBB-së midis vendeve të ndryshme. Një korrupsion i vogël shoqërohet me një performancë më të mirë të studentëve dhe një shpenzim më efikas lidhur me infrastrukturat jetike: nga rrugët tek shkollat dhe tek spitalet. Kjo tregon avantazhet e mëdha e luftës kundër korrupsionit: nuk burojnë vetëm përfitime fiskale, por edhe fitime potenciale për të gjithë shoqërinë.

Ky fenomen ka një dimension të qartë ndërkombëtar. “Transparency International” e ka përditësuar “Corruption Perception Index”, ku pikaverazhi me 100 tregon një vend “shumë të pastër”. Sipas këtij treguesi, 2/3 e shteteve kanë një pikaverazh më të ulët se 50, që tregon probleme serioze në parandalimin e korrupsionit. Sigurisht, vendet duhet të marrin përgjegjësinë për atë që ndodh brenda kufijve të tyre, por korrupsioni është një plagë ndërkombëtare. Për ta luftuar është i nevojshëm një bashkëpunim ndërkombëtar.

Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe FMN-ja
E di se Dhoma e njeh vlerën e bashkëpunimit. Qysh nga Lufta e Parë Botërore, në çdo vend e në çdo krizë, të punarit bashkë ka qenë në interesin e të gjithë botës. FMN-ja ka qenë shpesh në qendër të këtyre përpjekjeve. Gjatë krizës financiare globale, ai ka ndarë mbi 500 miliard për të shmangur një Depresion të Madh të ri. Në dekadën e mëpasme, kemi mbështetur programe ekonomike në mbi 90 vende dhe puna jonë vazhdon.

Mendoni për këshillat e FMN-së për disa vende për t’i ndihmuar q ëtë hapin tregjet dhe stimuluar investimet. Pse mendoni për mbështetjen tonë të kohëve të fundit ndaj disa programeve kritike në Egjipt, Tunizi dhe Jordani. Mendoni për Ukrainën ose për Argjentinën. Për ta bërë punën tonë në mënyrë efikase duhet të kemi resurset e duhura për ta përballuar të ardhmen. Kjo është një temë tjetër që pres të diskutoj me ministrat dhe krerët e qeverive në takimet tona e pranverore javën tjetër. Jam besimplotë se mbështetja e anëtarëve tanë do të mbesë e fortë.

Në përfundim, do të doja të ndalesha sërish mbi këtë ndërtesë të mrekullueshme, që ka aftësinë të frymëzojë. Një citim i shtetarit të madh amerikan Daniel Webster është e gdhendur në muret e ndërtesës fillestare të Dhomës. Webster thoshte: “Le t’i zhvillojmë resurset e Tokës tonë, le t’i shfaqim fuqitë e saj, le t’i ndërtojmë institucionet e saj, le t’i promovojmë të gjitha interesat e saj dhe të shikojmë se edhe ne në gjeneratën tonë do të jemi në gjendje të bëjmë diçka që ia vlen barra qiranë të kujtohet”.
Faleminderit.
(Christine Lagarde, ish Drejtore e Përgjithshme e FMN-së, është zgjedhur Guvernatore e Bankës Qendrore Europiane)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakKur krimi kap shtetin!
Artikulli tjetërSi mashtroi Pjetri në formularin e dekriminalizimit dhe heshtja kriminale e Prokurorisë të Ramës