“Të vraftë buka e Ergysit, o Edi Rama!”

Një foto e trishtë po qarkullon sot në rrjetet sociale. Është një nga postimet e fundit të Ergys Brahimit, njëri nga viktimat e tragjedisë që ndodhi 2 ditë më parë në Tiranë, ku 2 punëtorë humbën jetën pasi ranë nga skela.

Siç shihet edhe në foton e postuar nga vetë viktima, ai ka shpërndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale, ushqimin që merrte me vete për në punë.

Siç shihet edhe në foton e postuar nga vetë viktima, ai ka shpërndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale, ushqimin që merrte me vete për në punë. Bukë, djathë, domate ishin menuja ditore e 31-vjeçarit që humbi jetën në një aksident në punë për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike, për jo më shumë se 260 mijë lekë të vjetra në muaj.

Një skelë u shkëput nga një pallat në Tiranë dy ditë më parë duke bërë që të ndërronin jetë dy prej punëtorëve, Orjan Kodra dhe Ergys Brahimaj. Tre të tjerë Genti Bardhi 29 vjeç punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, ndërsa Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç punëtor i firmës skela “Syla”, mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.

Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar dy teknikët e kompanive dhe është shpallur në kërkim Petrit Syla, pronari i skela “Syla.

Inxhinieri mbetet në burg, pronari i firmës lihet i lirë

Xhimi Tarushin, pronari i firmës së kontraktuar nga bashkia e Tiranës për të rikonstruktuar fasadën e pallatit, ku pak ditë më parë humbën jetën dy puunëtorë, pas shembjes së skelave, është liruar nga Gjykata e Tiranës.

Ndërkaq gjykata vendosi të lerë në burg inxhinierin e firmës ‘Skela Syla’, Ilir Bendo. Ky i fundit është shprehur para gjykatës se nuk i kontrollon çmontimet e skelave.

‘Nuk e kam në kontratë që të ndjek procesin e çmontimit të skelave’, është shprehur Bendo.

Tarushi është pronari i subjektit që kishte marrë përsipër rikonstruksionin e fasadës së pallatit.

Ergys Brahimaj, 31 vjeç dhe Orjan Kodra 36 vjeç humbën jetën të premten, 16 gusht, pasi skelat u shembën. Në të njëjtin incident u plagosën edhe 3 punëtorë të tjerë.

Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe pronari i firmës ‘Skela Syla’, Petrit Syla i cili nuk është arrestuar ende.

ergysi

skela

Artikulli paraprakZbulohet antibiotiku që vret super bakterin
Artikulli tjetërDy histori të miat me Genc Lekën e Vilson Blloshmin