Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar sot në Shkodër për të kundërshtuar konstituimin e Këshillit Bashkiak.
Bardhi ishte i pranishëm në protestën që zgjati mbi dy orë, dhe u mbyll bashkë me përfundimin e mbledhjes konstituuese të Këshillit.
“Protesta është një protestë qytetare, nuk është një protestë politike. Ajo që patë atje ishte një cirk i paligjshëm i një qeverie të paligjshme, që ka grabitur me krimin pushtetin qendror, sot tentoi të grabiste, po me krimin, pushtetin vendor.
Në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë nuk kanë për ta gëzuar asnjë ditë”, tha Bardhi.