Drejtori i Burgut “313”, Maksim Hamitaj është pezulluar nga detyra. Burime të besueshme të burgjeve, sqarojnë për Fax News se shkak i pezullimit të këtij drejtori është bërë i dënuari Emiljano Shullazi, të cilin e ka favorizuar me takime shtesë, duke e lejuar të takohet me anëtarët e bandës.
Ky është drejtori i dytë i këtij institucioni që shkarkohet në pak muaj. Më herët ka qenë ministrja Gjonaj e cila gjatë një deklarate për shtyp paralajmëroi se të gjithë drejtuesit e burgjeve do të kalojnë në një “sitë” të imtësishme kontrolli.