Zbythet Rama, policia liron kreun e FRPD Shkodër

Pas protestës para Komisariatit të Shkodrës, policia ka liruar nga arresti kreun e të FRPD, Arvit Bushati. Qindra qytetarë rrethuan komisariatin e policisë duke kërkuar lirimin e kreut të FRPD të Shkodrës.

Qytetarët e kanë nisur protestën në orën 19:30 duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga protesta derisa të lirohet kreu i FRPD. Pas protestës, policia është detyruar të lirojë kreun e FRPD, Bushati.

Bushati u ndalua nga agjentë civilë pa shenja identifikuese menjëherë pas protestës që qytetarët shkodranë mbajtën para Bibliotekës së qytetit, ku po mbahej konstituimi i Këshillit të paligjshëm Bashkiak, të dalë nga votimet farsë të 30 qershorit.

Policia ka nisur arrestimet në Shkodër pas protestës së zhvilluar sot kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak.

Njoftimi është bërë nga Partia Demokratike e Shkodrës, sipas të cilës, policia ka kryer disa arrestime pas përplasjes që pati sot me qytetarët që mbështesnin PD.

“Mes të arrestuarve edhe kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike, Shkodër Arvit Bushati”, thuhet në njoftim.

Arvit Bushati serish mes nesh. Qendresa do jete edhe me e forte. Shkodraneve dhe rinise demokrate nuk ja ul dot koken askush 💪🏻✌🏻
FRPD”, shkruan në një postim në Facebook kreu i FRPD, Belind Këlliçi.

a

a1

Artikulli paraprakPas Valdrin Pjetrit, paralajmërohen skandale të reja të kriminelëve të Ramës, kush qëndron në krye të listës
Artikulli tjetërShkrimi i fortë i Kim Mehmetit: Stabilokratët e lanë Shqipërinë në duart e leninistëve dhe mafias