Ekspertët e reformës në drejtësi të Partisë Demokratike kërkojnë që e njëjta frymë konsensuale si ajo e 21 korrikut duhet të jetë edhe për ndryshimet e 7 ligjeve që përbëjnë paketën kushtetuese të zbatimit të reformës. I ftuar në studion e Ora News, Gazment Bardhi tha se versioni i 7 ligjeve që ka ardhur në tryezë duhet të reflektohej ndryshimet e fundit që janë bërë në amendamentet kushtetuese. “Ne besojmë që në versionin që na kanë ardhur ne, nuk kanë qenë gati për votim në Kuvendin e Shqipërisë. Sikundër, ato drafte nuk pasqyrojnë ndryshimet e fundit që i janë bërë amendamenteve kushtetuese, që kanë qenë edhe pjesë shqetësuese për shkak se binin ndesh me rekomandimet e Komisionit të Venecias” shprehet Bardhi. Me reflektimin edhe të këtyre ndryshimeve, dhe sipas versionit të fundit të amendamenteve kushtetuese të miratuara më 21 korrik, unë jam i bindur se që me një punë të përbashkët intensive, ne do të arrijmë të ofrojmë ligje në përputhje me standardet ndërkombëtare. Opozita, sipas Bardhit, luajti një rol kyç në hartimin paketës për një drejtësi të pavarur e të pa kapur politikisht, ndaj edhe në ndërhyrjet në paketën ligjore, Partia Demokratike nuk duhet të qëndroj jashtë procesit. “Jam i bindur që i njëjti rol i opozitës do të luhet edhe procesin e hartimit dhe të miratimit të legjislacionit zbatues. Duhet vetëm pala tjetër të ketë të njëjtën qasje, dhe të mos bëjë gjithçka për të provokuar dhe për ta lënë opozitën jashtë këtij procesi. Ne treguam që jemi pjesa më e rëndësishme dhe që garantojmë atë që qytetarët kërkojnë” thekson Bardhi. I pyetur për rolin e ndërkombëtarëve sipas formulës së re në reformën në drejtësi, eksperti Bardhi tha se ai është monitorues dhe jo vendimmarrës dhe mbikëqyrja duhet shoqëruar me fakte dhe prova dhe jo me mendime. Votimi unanim për draftin konsensual të Reformës në Drejtësi, nuk është i vetmi. Që të nisë sa më shpejt implementimi i saj, duhen miratuar edhe 7 ligje shumë të rëndësishme, si dhe rreth 40 projektligje të tjera të paketës. Dita e enjte e javës tjetër do të jetë po aq e rëndësishme sa e mbrëmshmja sepse pritet që të sjellë miratimin në Kuvend të 7 ligjeve për implementimin e ndryshimeve kushtetuese. Mendohet që të mos ketë pengesa, duke qenë se palët tashmë kanë dhënë verdiktin e tyre duke votuar me 140 vota, pro gjithë paketën e Reformës në Drejtësi. Edhe këto votime për ndërhyrjet në Kushtetutë, priten të bëhen me konsensus të plotë, pavarësisht se ato mund të kalohen edhe me një shumicë të thjeshtë, me 71 vota. Implementimin sa më parë të Reformës në Drejtësi e ka kërkuar dje edhe Bashkimi Europian, ndërkohë që edhe përfaqësues të qeverisë kanë deklaruar se këto 7 ligje janë të detajuara dhe me afate kohore. Ligjet janë kryesisht të karakterit organik dhe përfshijnë: Projektligjin “Për Gjykatën Kushtetuese”, draftin “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, projektligjin “Për organizimin e gjyqësorit”, ai “Për organizimin e Prokurorisë”, projektligjin “Për mirëqeverisjen e organeve të drejtësisë”, projektligjin për SPAK dhe Byroja, si dhe projektligjin “Për statusin e gjyqtarëve”. Në total janë më shumë se 40 projektligje që duhen miratuar nga Kuvendi si pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi.
Kryesore
Continue to the category‘Gjatë qeverisjes së tij janë larguar 600 mijë qytetarë’/ Lapardhaja: Edi...
I ftuar në Report Tv, analisti Namir Lapardhaja u shpreh se Edi Rama është eksportuesi më i madh i shqiptarëve nëpër botë.
Deklaratën Lapardhaja e...