Kampet e Internimit dhe ata që ne i kemi të skalitur në kujtesën tonë…

Nga Beqir SINA – New York

Ky ish kamp interrnimi – Savra, ashtu si dhe gjashtë kampet (Gjaza, Grabiani, Pluku, Rrapez, fshati Kosovë e Lushnjes dhe Çerma), e tjera të rrethit të Lushnjes, dhe ish kampet e interrnimit, në rrethin e Fierit, dhe të Vlorës, për nga përbërja intelektuale dhe fisnore, ishin dhe shërbyen si shkolla dhe universitete, për të gjithë ata që u presekutuan dhe kaluan jetën e tyre, për afro 50 vjet në kampet e interrnimit nën diktaturë.

Në ato kampe që për fat-keq – po zhduken një e nga një, edhe nga kujtesa, ishin vendet ku të paktën ne fëmijët e atyre kampeve – morën më shumë dije e kulturë, bile edhe më shumë se në shkollat e komunizmit.

Dhe, ajo që dallojë dhe i bëri të veçantë, këta njerëz edhe sot në liri – ishte se çdo gjë e bënë, pa “pyetur” se nga vije, nga çfarë krahine ishe, pa pyetur kurre se ishim myslimane, katolike, ortodokse, e tjere. Pa pyetur se sa larg apo sa afër ishim me njeri tjetrin. Pa pyetur sa e vështirë ishte të lidheshim dhe të krijonim edhe familje me njeri tjetrin, edhe atje në kampet për rreth dhe në rrethe të tjera……

Të presekutuarit, zgjodhën dhe u bënë shoke jete, edhe me djem e vajza nga ana tjetër e kampit pa i pyetur ne ata dhe ata pa na pyetur ne …. por që së bashku krijuam dhe kaluam në një shoqëri të rinjsh të asaj kohe, shoqëri që shumë prej nesh e ruajmë edhe sot megjithse jemi kaq larg gjeografikisht.

Savra e tre dekadave më parë, shtëpia dhe shkolla jonë, sot për fat te keq – hesht aqsa prej “erozionit” demokraci, por edhe të ikjes, masive nga kampi internimit. ”Hesht” dhe i ka humbur ajo “bukuri” që kishte 29 vjet më parë.

Mirë po duhet thënë, e duhet pranuar nga të gjithë, që edhe ashtu si ishte ajo dikur gumëzhinte, dhe megjithëse ishte kamp interrnimi dhe fshat, vetëm aty banorët e saj, në jete, kulture dhe veshje bënin jete qyteti dhe pse mos me thënë kryeqyteti në atë kohë…..

Dhe, kjo padyshim vinte nga jeta vitale e prindërve, apo atyre që ishin më të rinjë se prindërit tanë, që trasmetonin dicka te fëmijët e kampeve të interrnimit, që u lindën në ato baraka, dhe, që mblidheshin çdo ditë në shtëpit që u bën shkolla dhe universitete. Ngaqë ato shtëpi, ato kampe interrnimi ishin bërë edhe bankat e dijes me “mësuesit”, që ishin prindërit tanë, ku një pjesë e tyre, kishin përfunduar edhe shkollat dhe universitetet, në Itali, SHBA, Gjermani, Francë, Greqi, ish Jugosllavi, Turqi, Siri dhe Egjipt.

Pikërisht, janë ata që ne i kemi edhe sot të skalitur në kujtesën tonë.

Dhe, tani kan rrjedhur më shumë se tre dekada – dhe, vitet kan bërë punën e vet, por ishte dikush nga ne qe ai që e ndezi një “llambë” dëshire, për t’u takuar e çmallëzuar, pra ai, i cili e ideojë dhe thirri një takim vjetor në Savër – Lushnje.

Duke caktuar kështu javën e parafundit të Gushtit, përvjetorin e largimit, nga kampet e interrnimit, për tu bërë përsëri së bashku në një takim vjetor, të cilin ish të interrnuarit, thonë se kan si synim ta bëjnë tradicional, këtë inisiativë të ish të internuarve nga kampet e interrnimit në Lushnje, e cila erdhi me një ide të Sofo Kuqeshit, dhe mbështetur nga Tefta Çapo – Mersini dhe Gëzim Baruti.

Dhe, ja ku janë së bashku, edhe sot megjithëse të paktë në numër, për shkak të largësisë, apo edhe mundësisve jo të mjaftueshme, largmit nga kjo jet e tier e tjera…..! ata pak nga pak , edhe më të organizuar, po e mbajnë atë takim vjetor në Savër të Lushnjes, dhe simbas rastit edhe do ta shtrijnë edhe në kampet për rreth.

Në atë që katër vite më parë, u zgjodh muaji Gusht, muaj ky i cili për ne shqiptarët, konsiderohet si muaji i bekuar. Mbasi, është ky muaj i verës, ai që i sjell dhe i bënë së bashku, shumë shqiptarë që janë larguar nga vendi i tyre në emigrim, dhe, zgjedhin pikërisht këtë muaj, ashtu si qershorin dhe korrikun, muajin e fund-verës, të kthehen në vendlindjen e tyre.

Ngase edhe Vera, është ajo që më së shumti për ne shqiptarët, njerëzit që i shofim më rrallë, që të paktën një herë në vit ose edhe më rrallë, i sjell dhe i bënë bashkë më familjet e tyre, me miqt dhe shokët ngado që ata vinë dhe që janë……..

Edhe, këtë vit si katër vjet më parë në një njoftim, ose ftesë në rrjetet sociale në Facebook, apo Instagram, Twitter e tijer, e bërë nga Sofokli Kuqeshi, ashtu si katër vjet më parë, së bashku me Tefta Çapo – Mersini dhe Gezim Baruti, vitin kur pikërshit u shënua dhe 25 vjetori i largimit masiv nga kampet e interrnimit, ju përgjigjen me Po! Bile me mall e përmallim, dhjetëra ish të përndjekur politik, që kaluan një jetë të tërë në ato baraka të kampeve të interrnimit – Savrës, 3 kilometra larg Lushnjes.

Erdhën, dhe u bën kështu bashkë spontanisht , ato dy a tre familje që kishin mbetur në Savër, së bashku me ata që kan shkuar në Lushnje, apo në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Korçë, Sarandë, e gjetkë, dhe, disa të tjerë, erdhën edhe nga vendet fqinjë, Greqia e Italia, por edhe nga Amerika e Kanadaja e largët, për të vazhduar traditën…..

Duke e bërë atë si një traditë e bukur, që ashtu duhet të vazhdojë nga që malli, dashuria dhe respekti mbi të gjitha për njeri tjetrin, vuajtjen tonë të përbashkët të përpjestuar, të mos njohin ndarje nga e kaluara jonë, e cfarë do largësie gjeografike, apo edhe ndonjë “qefëmbetje”, qoftë ajo shoqërore apo familjare.

Pra, megjithëse të ndarë tashmë gjeografikisht në çdo cep të Shqipërisë, dhe globit, le të bëhemi përsëri së bashku, në një ditë të vitit – ashtu si e kan caktuar në Gusht. Simbas mundësive të bëhemi bashkë aty ku lindëm dhe u rritëm, në shtëpit tona, aty ku morëm “shkollën dhe universitetin tonë”, aty ku tani mbas 29 vjetëve ka mbetur ndonjë gërmadhe e atyre barakave të mjerimit, aty ku lindën e u rritën fëmijët e kampit të Savrës, aty ku jetuan prindërit tanë.

Sepse, edhe ato pak gërmadha që kan mbetur, edhe ata pak njerëz që kan mbetur në Savër, kampin e interrnimit, janë ende gjurmët e vërteta, megjithse kan kaluar tre dekda, në çdo prag të atij kampi interrnimi që quhej Savra, cdo njeri ka shumë që tregojë se aty kan jetuar njerëz me plot dinjitet dhe krenari.

68714654 2628273853904185 5752236221925425152 n

Artikulli paraprakDisa përkufizime mbi kriminalizimin e shoqërisë dhe qeverisja e Krimit të Organizuar
Artikulli tjetërPD paralajmëron Ramën: Fundi yt dhe i klikës tënde politike do të vijë nga Shkodra!