Vjen nga Kosova të shesë makinën 30 mijë euro, ja merr djali i një pronari në Fushë-Krujë dhe nuk ia kthen më, policia nuk reagon

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë. Një shtetas nga Kosova, ka ardhur për ta shitur makinën e tij tip “Audi A6” me vlerë 30.0000 euro në vendin tonë.

Shtetasi i Kosovës, është takuar me pronarin e një lokali në Fushë-Krujë, ndërsa dhëndrri i pronarit ka marrë makinën për ta provuar në orën 08:00 të mëngjesit të ditës së sotme.

Pasi ai e ka marrë makinën, ai është zhdukur ndërsa ende nuk është kthyer.

Policia e Durrësit, e ka konfirmuar rastin, pa dhënë shumë detaje.

Shtetasi i Kosovës nga ana tjetër, ka bërë kallëzimin në polici, ndërsa është lajmëruar edhe amabsada e Kosovës, dhe stafi i saj aktualisht ndodhen në Fushë-Krujë.

Artikulli paraprakBerisha: INSTAT vetëdamkos Edvin Mashtrimin dhe e nxjerr ashtu siç është, gënjeshtar
Artikulli tjetërMediat në Spanjë jehonë shembjes së lokalit të Mihalit që dhunoi tursitët spanjollë