Qeveria duket se nuk do të heqë dorë nga formula e partneriteteve publike private dhe në kushtet kur e ka futur atë në shumë prej sektorëve duket se energjetika ofron edhe disa opsione shtesë. Në draftin final për Planin e Zhvillimit të Bregdetit përgjatë vieteve 2015-2030 renditen një sërë partneritetesh që mund të hyjnë në funksion. Një i tillë është ai për Portin e Sarandës, për ujësjellës kanalizimet në zonën e gjithë bregdetit, por çuditërisht edhe për përdorimin e paneleve diellore. Konkretisht në dokument thuhet: “Rekomandohet përdorimi i partneriteteve publike dhe private për promovimin e përdorimit të paneleve diellore, sidomos përgjatë hapësirës bregdetare”. Të tjera fusha potenciale janë menaxhimi i siteve monumenteve kulturore apo parqeve arkeologjike, strategjia e zhvillimit të parqeve natyrore. Një tjetër risi që përfshihet është ajo e resorteve. “Rivitalizimi i fshatrave të vjetër me vlera në arkitekturë tradicionale/braktisur bregdetar, në qendra turistike me shërbim elitar për turizmin. Edhe kjo mund të jetë pjesë e projekteve partneritet publik privat me mundësi zbatimi nga 3 deri në 7 vjet kurse për klasterat ekonomike implementimi për 3-8 vjet”.
Kryesore
Continue to the categoryKur kujtesa bardhësohet me gëlqere
Nga Neli Demi
Ka disa vende që nuk duhen prekur, dhe disa dhimbje që nuk duhen zbukuruar.
Spaçi është një nga ato vende. Një nga ato...