Telefoni në bordello…

Nga Mitro ÇELA

Viti i Ri 2015. Rama fton gazetarët. Në binanë e qeverisë. Skenarin e gatoi vetë. Modern, helbete!

Salla u mbush me tavolina. Rrumbullake. Në qoshe: podiumi. Fjalën e mori i zoti i shtëpisë. Bla-bla-bla…

Në fund:

– Filip! Hajde na trego ndonjë barsoletë.

Filipi mendon se barsoletat janë pjesë e tavolinave. Të nakatosura me verë e meze. Prandaj nguroi të ngrihej. Por i zoti i punës nguli këmbë…Edhe salla në kor: “Çohu!”

… Dhe Filipi u ngrit:

– Në avion. Obama. Putin. Rama… Hata! Defekt… Kollotumba avioni dhe bie afër një bordelloje. Brenda saj prostituta dhe një telefon.

I pari telefonin e mori Obama:

– Alo… Shtëpia e Bardhë?!

– Zoti President! Për dy minuta mbërrijmë në ishull…
– Sa është billi?

– 500 dollarë, – tha menaxherja.
– Alo… Kremlini?!

– Për 5 minuta jemi në ishull. Tavarish (shoku) Putin…

– Sa duhet të paguaj?

– 700 rubla…

I erdhi radha Ramës:

– Alo… zoti zëvendëskryeministër!

Pa përgjigje…

– Alo… zoti ministër i Brendshëm?… Hiç… Alo… Z… Hiç.

– Duhet të paguaj në dollarë apo euro? – pyeti Rama.

– Asnjë koqe leku!

– Pse?

– Nga bordelloja në bordello është pa pagesë!

Qeshën gazetarët! Rama tundi kokën…

Artikulli paraprakTesti që parashikon vdekjen brenda 10 vitesh me saktësi të frikshme
Artikulli tjetërSa minuta duhet të ushtroheni për të parandaluar sëmundjet dhe depresionin