Një pushues nga Kosova i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku i shkruan se si i kishin kërkuar 40 dollarë për një vozitje në Koman dhe kur kishte zbritur i kishin marrë 80 dollarë.
Pushuesi kosovar tregon mallin që kishte për ta parë Shqipërinë, por se kishte mbetur tepër i zhgënjyer nga “mikpritja” e vendasve, nga mënyra se si ata e kishin zhvatur për një shëtitje fare të rëndomtë nëpër liqenin e Komanit. Dhe kjo lloj mikpritje, pa besë e burrni, siç e cilëson, nuk shkakton tjetër përveçse dëmtim të turizmit dhe imazhit të vendit.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Motoja e narkoshtetit eshte te zhvasim dhe rrjepim turistet!
Lexoni denoncimin e turistit dixhital. sb
Pershendetje zotri Berisha jam nje kosovar jetoj ne amerike qe 14 vite ket vite vendosa ta vizitoj shqiprin fillimisht shkova ne velipoj vend shum i bukur deti shum i bukur Po ni problem ne ket vend Jam zhgenyr me sherbimet e disa puntorve ne lokalet e plazhes nga velipoj mora rrug ta shof liqenin e komanit kur u afruam afer stacjonit te tragetit doli nje burr dhe na ofrua dhe na pyti per ku do shkoni ne i tham do marrim traget per bajram curr.
Nese nuk gaboj aj na tha se nuk ka per sante pot tha mund tju ofroj nje vozitje neper liqe ishim 4 veta na i kerkoj 40$ euro vozitje 50 minutse shkuam konsumum drek dhe i kryem disa foto dhe u kthyem prapa kur zbritem nga barka zotriu i kerkon 80$euro une i thashe zotri ne kur u nisem kerkove 40$ pse tash.
Me nje fjal pa tjetr I kerkojke 80 $ un I thash zotri Nuk asht problem do ti jap Po Ku Po jet burrrija e fjala e dhen ne shqiptaret jem te fjales e beses po ky njeri asht turpi I shqiperis
Zotri berisha un kam pas mall ta vizitoj shqiprin po me ksi lloj njerz qe nuk e kan inters a e demtojn turizmin shqipris Po kan nje inters personal jam i zhgenyr teper.