Basha: Rama asnjë fjalë për krimin! Agim Kajmaku do të dalë me pranga nga zyra e bashkisë

Kreu i PD, Lulzim Basha shpreheset se, Edi Rama mori 6 orë për t’u thënë shqiptarëve se kandidati i tij i Vorës Agim Kajmaku ka qenë emigrant dhe ka ndryshuar emrin. Asnjë fjalë për krimin që Agim Kajmaku ka bërë në Greqi si emigrant me emrin Jorgo Toto.

Basha shkruan më tej në një reagim në Facebook se, Agim Kajmaku duhet të përballet me drejtësinë greke dhe shqiptare dhe se duhet të dalë me pranga nga zyra në bashkinë e Vorës.

Sipas liderit ë opozitës, Kajmaku duhet të përballet me drejtësinë greke dhe shqiptare dhe se duhet të dalë me pranga nga zyra në bashkinë e Vorës.

Postimi i plotë i kryetarit Basha

Edi Rama mori 6 orë për t’u thënë shqiptarëve se kandidati i tij i Vorës Agim Kajmaku ka qenë emigrant dhe ka ndryshuar emrin. Asnjë fjalë për krimin që Agim Kajmaku ka bërë në Greqi si emigrant me emrin Jorgo Toto, për të cilin është arrestuar në vitin 2003 dhe është akoma në kërkim.

Agim Kajmaku i Edi Ramës i ka problemet me ligjin jo pse ka qenë emigrant, as pse ka ndryshuar emrin. Të tillë ka pothuajse çdo familje shqiptare. Agim Kajmaku është arrestuar dhe është në kërkim nga drejtësia greke, sepse ka përdorur para të fallsfikuara.

Agim Kajmaku nuk mund të bëjë dot viktimën!

Ai duhet të përballet me drejtësinë shqiptare dhe greke për fakte konkrete, të bëra publike nga Partia Demokratike dhe për të cilat nuk ka thënë asnjë fjalë.

Faktet janë këto:

  1. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është arrestuar në Greqi në vitin 2003 për një krim që dënohet deri në 10 vjet burg.
    2. Agim Kajmaku e ka fshehur arrestimin në Formularin e Dekriminalizimit.
    3. Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sot e kësaj dite, është me masë arresti me burg në fuqi në Greqi.
    4. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto, me proces penal të hapur në Greqi, është në kërkim nga drejtesia greke.
    5. Agim Kajmaku ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të jetë kandidat për kryetar bashkie. Për fshehjen e krimit ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe burg deri në 4 vjet.

Përpara se të dalë nga Bashkia e Vorës me pranga në duar, Agim Kajmaku duhet t’i japë përgjigje një pyetjeje shumë të thjeshtë:

A është ai personi i arrestuar në flagrancë në janar 2003 me emrin Jorgo Toto?

Historia me limonë të shtrydhur, është vetëtallje e sajuar keq nga Edi Rama, i cili me histori të tilla, ka dështuar me limonët e shtrydhur dhe të hedhur, nga Elvis Roshi te Arben Ndoka dhe Valdrin Pjetri. E sigurt që do të dështojë edhe me Jorgo Kajmakun.

1 19

Artikulli paraprakMinistrja 700 euro nata dhe vila 2 milionë euro e shefit
Artikulli tjetërLibrazhdi në skamje e vrafëri, tregtarët: Nuk durohet më kjo gjendje, jemi gati t’i përmbysim këta hajna