Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa shkruan në një reagim në Facebook se, Tirana është kryeqyteti më i ndotur në Europë, ndërsa kryebashkiaku i vdekjeve, mashtron çdo ditë në tv me gjoja pemë të reja, ndërkohë që mbjell kulla.
Postimi i plotë i Ina Zhupës
Ajri i Tiranës, burim kanceri për qytetarët! Tirana, kryeqyteti më i ndotur në Europë! Kryebashkiaku i vdekjeve, mashtron çdo ditë në tv me gjoja pemë të reja, ndërkohë që mbjell kulla.
Numbeo, portali më i madh i të dhënave mbi cilësinë e jetës, tregoi se ndotja në Tiranë është më e lartë në gjashtë mujorin e parë të 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti. Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e këtij viti Tirana është kryeqyteti më i ndotur i Europës!
Në 4 vite mandat ka betonizuar qytetin duke ja kaluar edhe 11 viteve të Edi Rames, nga sipërfaqja e betonit. Planifikon masaker urbane duke shkatërruar cdo hapësire të gjelbër, për ta shndërruar në kullë, duke filluar nga hapësirat e liqenit artificial. Ka miratuar më shumë se 780 leje ndërtimi, ku 80% e tyre janë për ndërtesa mbi 13 kate. Edhe rezultati është i matshëm, ajri më i ndotur në Europë.
Pemët propagandistike me ndonjë artist të sponsorizuar me paratë e bashkisë nuk mbulojnë dot dëmin që shkakton betonizimi i tejskashëm i kryeqytetit. Situata pritet të përkeqësohet nëse realizohen planet e bandës Rama-Veliaj, për kullat te teatri, kulla te biblioteka kombëtare, kullat te garda e republikës, kullat te teatri i kukullave!! Jo vetem vjedhin, plackisin pronën publike, pastrojnë paratë e pista por na rrezikojnë edhe jetën me betonizimin ekstrem të qytetit dhe ndotjen kancerogjene që shkaktojnë.