Plas te Barcelona, ish-drejtori kundër transferimit të Neymarit: Nuk e kuptoj se për çfarë interesash bëhet fjalë

Ish-drejtori dhe kandidati për president të Barcelonës, Toni Freixa, nuk është tifoz i idesë për transferimin e Neymarit gjatë këtij afati kalimtar.

Ylli brazilian ka qenë i përfolur vazhdimisht për një kthim te gjiganti katalonas vetëm dy vjet pasi iu bashkua Paris Saint-Germainin për një shumë rekorde, 222 milionë euro.

Një delegacion i Barcelonës raportohet se kishte qenë në kryeqytetin francez të martën për ta diskutuar një marrëveshje për Neymarin. Një marrëveshje e tillë do të duhet të kompletohet para 2 shtatorit, pasi që në këtë datë mbyllet afati kalimtar i verës.

Përkundër që Barcelona e ka kaluar shumicën e kësaj vere duke tentuar ta kthejë brazilianin në skuadër, Freixa thotë se nuk e kupton një transferim të tillë.

“Ajo që në jemi afër për ta bërë është ta rrezikojmë projektin tonë sportiv dhe stabilitetin ekonomik”, është shprehur Freixa në një intervistë të dhënë për Radio Marca.

“Nuk e kuptoj se për çfarë interesash po bëhet fjalë, por jam i sigurt se nuk po bëhet fjalë për interesat e Barcelonës”.

“Jam i habitur nga e gjitha kjo. Nuk kuptoj asgjë. Shpresoj të jetë gënjeshtër”.

Real Madridi ka qenë gjithashtu i interesuar për 27-vjeçarin, mirëpo mediat braziliane, franceze e spanjolle raportojnë se futbollisti e preferon kthimin në Camp Nou, përkundër që PSG-ja do të parapëlqente ta shiste atë në Real Madrid.

Neymari ende s’e ka bërë asnjë paraqitje për PSG-në këtë sezon, përderisa klubi ka hyrë në një krizë lëndimesh, pasi e humbi Kylian Mbappen dhe Edinson Cavanin qysh në fillim të sezonit.

Artikulli paraprakMasa të shtuara sigurie në derbin Juve-Napoli: Telekamera dhe policë…
Artikulli tjetërPërse nuk duhet të pimë ujë të ftohtë pas ushqimit