Kandidati i Ramës, pasi zaptoi Bashkinë e Prrenjasit, me pushime në Greqi pa lejen e shefit (Foto)

Mediat dhe portalet greke duket se këto ditë kanë vendosur të merren kryesisht me drejtuesit qëndrorë dhe lokalë në Shqipëri.

Para disa ditësh i dedikuan disa artikuj KM Rama dhe vizitës së tij në territorin grek për pushime. Vizitë kjo e konfirmuar nga stafi i strukturës turistike por e mohuar nga KM shqiptar i cili kërkonte prova për të konfirmuar lajmin të cilin, në mungesë të fotove konfirmuese, e konsideronte shpifjen e radhës.

Nisur nga kjo, mediat greke, këtë herë nëpërmjet gazetarit të njohur Stelios Moisidhis, kanë publikuar një lajm tjetër në lidhje me një drejtues lokal të emëruar nga Rilindja, të cilit nuk i përmendin emrin por këtë herë e iluatrojnë me foto prezencën e tij në territorin grek.

Edhe pse zoti KM ka kërkuar prerë nga çdo drejtues lokal apo qendror që në asnjë mënyrë të mos zgjedhë të kalojë pushimet jashtë vendit duket se personazhi ynë mosterioz dhe i pabindur nuk e ka marrë në konsideratë duke thyer kesisoj urdhërin e KM.

Sipaj tij, rilindasi në foto është akomoduar në një strukturë modeste me 4* me mëngjes të përfshirë ku nata kushton rreth 138€ nata, prenotuar deri në daten 31 gusht. Gazetari Moisidhis nuk ka ndalur vetëm në publikimin e lajmit por ka vijuar edhe me komente në lidhje me veshjen dhe sharmin e treguar nga drejtuesi rilindas në plazhet greke.

Ndonëse gazetari nuk e përmend emrin e rilindasit, por publikon vetëm foton, në foto duket qartë se ai është Nuri Belba, kryetari i emëruar nga Rama në bashkinë e Prrenjasit pas zgjedhjeve farsë të 30 qershorit.

Gazetari grek konfirmon se në ditët nëe vijim do të sjellë raste të tjera të ngjashme.

1 23

2 22

F7E8683C 5F1B 4446 B402 D6EB60625DE4

 

Artikulli paraprakShifrat e çmendura të Machester City në merkaton e futbollistëve
Artikulli tjetërSi i gllabëron paratë publike “Rilindja”/ 4.5 miliardë lekë për kompaninë e krijuar nga njeiu i Ramës