Një qytetar e ka konsideruar si një tallje dhe shpërdorim fondesh, të ashtuquajturin rikonstruksion që i është bërë bulevardit të Vlorës. Në një mesazh që ia ka dërguar ish-kryeministrit Sali Berisha, qytetari rendit të gjitha problemet që i kanë acaruar njerëzit.
Postiimi i ish-Kryeministrit Berisha
Qytetari dixhital denoncon rikonstruksionin e bulevardit “Ismail Qemali”, Vlorë! Ai thotë se është një tallje dhe shpërdorim fondesh! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e tij”.
Përshendetje Doktor.
Po ju shkruaj për të denoncuar një tjetër problem në qytetin e Vlorës. Bulevardi i rikonstruktuar “Ismail Qemali” Vlorë është komplet një tallje dhe shpërdorim fondesh.
Të gjithë qytetarët e Vlorës lëvizin me shumë vështirësi, pasi rruga është shumë e ngushtë, parkimi është mbi trotuar, makinat hipin mbi trotuar dhe bllokohet trafiku.
Por më e keqja, s’ka as stacion autobusi. Autobusi ndalon në mes të rrugës, bllokohet trafiku komplet dhe makinat presin në varg sa të ikë autobusi. Është thuajse e pamundur të qarkullosh normalisht.
Në vend të zgjerohen rrugët, ngushtohen. E shkatërruan qarkullimin në Vlorë.
Qytetari dixhital denoncon rikonstruksionin e bulevardit Ismail Qemali, Vlore!Ai thote se eshte nje talle dhe shperdorim fondesh!Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e tij. sbPershendetjE dr Po ju shkruaj per te denoncuar nje tjeter problem ne qytetin e VloresBulevardi i rikonstruktuar Ismail Qemaili Vlore eshte komplet nje tallje,dhe shperdorim fondesh.Te gjithe qytetaret e Vlores levizin me shume veshtiresi,Pasi rruga eshte shume e ngushte,parkimi eshte mbi trotuar,makinat hipin mbi trotuar ,dhe bllokohet trafiku.Por me e keqja s ka as stacion autobusi.Autobusi ndalon ne mes te rruges,bllokohet trafiku komplet ,dhe makinat presin ne varg sa te iki autobusi.Eshte thuajse e pamundur te qarkullosh normalisht.Ne vend te zgjerohen rruget,ngushtohen.E shkaterruan qarkullimin ne Vlore
Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 29. August 2019