Eshtë një bilanc lufte ky i muajit Gusht me 7 të vrarë dhe 5 të plagosur. Akoma dhe më e rënë është fakti se policia nuk ka mundur të arrestojë asnjë prej vrasësve. Në shumicën e këtyre krimeve, komunikatat e policisë kanë qenë thuajse të njëjta.
Ata thonë se viktimat kanë qenë me precedent penalë dhe se policia ka mundur të gjejë makinëne djegur të vrasësve”. E turpshme për një polici që p[lan të parë nuk ka rendin e sigurinë e qytetarëve por vetëm protesta kundër qeverisë të qytetarëve.
Përveç plazheve, pushimeve, turistëve, selfieve, udhëtimeve në mal apo det muaji gusht i këtij viti pati edhe një anë të errët. Ndonëse jo të gjithë e kanë pasur mendjen te lajmet, por muaji më i nxehtë i këtij viti ka qenë edhe më i përgjakuri sa u takon krimeve të rënda.
Nuk kanë munguar të vrarët në aksidente apo të mbyturit në plazhe që edhe mund të parandalohen, por më e keqja është se çdo 4 ditë ka ndodhur një vrasje. Krimet e Rënda kanë pasur një shpërndarje gjeografike në të gjithë vendin, si në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Elbasan deri në Mirditë.
Seria e vrasjeve do të fillonte në datën 1 gusht, ku në derën e banesës së tij në Durrës u ekzekutuaFeriz Bardhi. Ai ishte një emër i njohur për policinë, pasi ishte arrestuar në Itali për trafik droge. Disa persona e prisnin jashtë banesës dhe sapo ai ka dalë, e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, disa persona e kanë thirrur viktimën dhe e kanë qëlluar menjëherë sapo ai ka dalë.
Dyshohet se autorët e kanë ruajtur prej kohësh 40-vjeçarin me qëllim ekzekutimin e tij. Pista kryesore e hetimeve duket se janë konfliktet për drogën, por policia po vijon hetimet dhe ende nuk ka një autor të dyshuar. Një ditë më pas, (2 gusht) krismat e armëve do të tronditnin Elbasanin.
Në qendër të qytetit ndodhi një plagosje e trefishtë me armë, por fatmirësisht pa viktima. U tha se bëhej fjalë për një grindje për motive banale, por nuk u përjashtuan edhe çështje borxhesh që ishin zgjidhur me armë. Në pranga u vu pak ditë më pas Ilirjan Bezhani, 34 vjeç, banues në Elbasan dhe është shpallur në kërkim 42-vjeçari Gent Faqja, që rezulton preson i skeduar nga policia, i dënuar më herët.
Në 4 gusht do të ishte radha e Vlorës. Në orët e pasdites do të ekzekutohej në lokalin e tij pranë plazhit, Arben Beqiri. Pas sherrit me disa të rinj ata ishin kthyer të armatosur në lokalin e Brahimajt dhe hapën zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur ndërsa plagosën djalin e tij, Brikelo Beqiri dhe nipi i tij Olsi Beqiri. Policia tha se i ka identifikuar autorët duke dhënë edhe inicialet e tyre, E.XH dhe Sh.L.. policia u vu në ndjekje të tyre në Pyllin e Sodës, por ma mundur dot t’i ndalë.
Mbrëmjen e 8 gushtit, në Selenicë u ekzekutua në rrugë Dilaver Tozaj, i njohur edhe me emrin Nikolla Ikonomi. 47-vjeçari u qëllua 7 herë në kokë dhe kraharor. Dyshohet se ka qenë një autor i vetëm, kjo për shkak se është qëlluar shumë afër dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar faktin që nuk kishte drita.
Viktima ishte me precedencë të mëparshëm penalë, ku në vitin 2011 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e kanë dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për trafik droge.
Seria e vrasjeve do të vazhdonte me mëngjesin e 12 gushtit, ku në afërsi të Fierit u gjet i vrarë me thikë në fyt dhe i hedhur në kanal 23-vjeçari Florian Selimi. Policia njoftoi se arrestoi dy autorët e dyshuar të vrajes, një 26-vjeçar dhe një 20 vjeçar. Dyshohet se ata e kanë vrarë të riun për motive të dobëta. I riu nga Tropoja kishte disa vite që jetonte në fshatin Sulaj të Fierit, fshat në të cilin banojnë edhe dy autorët e dyshuar të ngjarjes.
Po në të njëjtën ditë, në qendër të Rrëshenit do të ekzekutohej me armë Armando Gjini, i njohur edhe me ermin Tonin Gjini. 48-vjeçari nuk ishte një emër i panjohur i policisë. Ai ka qenë i skeduar pasi dyshohej si një nga pjesëtarët e grupit të Met Kananit, i njohur si një nga baronët e drogës. Policia u vu në ndjekje të autorëve të vrasjes, por pa mundur të bjërë në gjurmë të tyre.
Në 22 gusht vrasjet do të zhvendoseshin në Tiranë. 26-vjeçari Indrit Çelaj, që punonte si teknik kondicionerësh u qëllua me armë zjarri në kokë nga djali i pronarit të godinës ku po punonte në rrugën “Myslym Shyri”. Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës ku punonte 26-vjeçari, si autorë të dyshuar të ngjarjes. Në qeli ndodhen 4 persona të akuzuar për “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Në 27 gusht një tjetër krim do të trondiste Tiranën. Ish-polici 26-vjeçar Santiago Malko u qëllua për vdekje në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Autorët i kanë prerë rrugën me një furgon dhe pasi qëlluan me breshëri ndaj tij u larguan në drejtim të fshatit Ferraj ku dogjën makinën dhe humbën gjurmët. Edhe Santiago Malko ishte një person i njohur për policinë e Tiranës.
Ai ka qenë efektiv i patrullave gjatë vitit 2015-2016. Në fillim të 2016-ës ai është larguar nga policia për tu marrë me biznes. Në prill të atij viti ai pati një përplasje me vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi për shkak të konflikteve për bastet sportive që kontrollonin në zonë.
Malko dyshohet se ka qenë i pranishëm kur ndodhi masakra në lokalin “Monopol” në Bllok në 4 tetor 2018 ku një p[erson mbeti i vrarë dhe u plagosën 2 të tjerë. Teksa kanë mbetur edhe 3 ditë nga gushti shpresojmë që të mos raportohen ngjarje të kësaj natyre.