Turistja 31 vjeçare izraelite Michel Nin, e aksidentuar ditën e djeshme në Elbasan, ka ndërruar jetë në spital. Ajo u përplas nga një automjet, kur ishte në motorr me burrin. Policia kanë arrestuar shoferin e makinës që e aksidentoi si dhe burrin e saj.
Në aksident janë përfshirë dy makina dhe motorri I ciftit izraelit. Janë vendosur në pranga shoferi F.M 30 vjeç si dhe burri i saj Nimrod Shwarts.
Aksidneti
Në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, Elbasan, mjeti tip ‘Toyota’ është përplasur me motoçikletën tip ‘Honda’, ku ndodheshin dy tursitët e huaj. Në këtë përplasje u përfshi edhe një mjet tjetër tip ‘Audi’. Për pasojë u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjeria e motoçikletës, shtetasia M.N., 31 vjeçe. Të lënduarit u transportuan në spital, por e reja nuk mundi të mbijetojë. Ndërkohë, drejtuesi i motorit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Qarkullimin Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit: F.M., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe N.S., 42 vjeç, banues në Zefat, Izrael. Ata akuzohen për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.