Paloka: Eshtë e pamundur të ndjekesh kronikën e zezë e mos shohësh Ramën!

Kronika e zezë, si database e Rilindjees dhe bashkëpunëtorëve të Ramës. Kështu shprehet në një reagim të tijin nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Sipas këtij të fundit, është e pamundur që çdo ditë, në lajmet e kronikës, të mos hasësh një deputet, kryebahskiak apo funksionar të lartë të kryeministrit.

Reagimi i plotë i Edi Palokës

Kronika e zeze si database e “rilindjes”. Ne çdo lajm lexon CV e nje bashkepuntori te Rames!

Eshte e pamundur te ndjekesh kroniken e zeze e mos shohesh Ramen! Cdo dite e ne cdo lajm do kete o nje deputet, o nje kryebashkiak o nje funksionar te larte te Rames …
Sot, pershembull, eshte arrestuar nje perdhunues (nje te tille Edvini e emeroi kryetar bashkie); nje hajdut shtepish (Rama e kishte nje ne listen e deputeteve); nje trafikant femrash (edhe kete kategori Edi Rama e beri deputet).

Nese sot do te ndodhe ndonje vrasje (siç kane ndodhur rendom kete muaj), do kapej ne vendet fqinj dhe ndonje trafikant droge (se ne Shqiperi, Lleshi kap fshataret) lista e bashkepunetoreve politike te Rames do te behej e plote.

Ai nuk ka jete politike pa krimin. Jane bashke ne rrembimin dhe ushtrimin e pushtetin. Pushteti dhe parate e zeza jane nyja gordiane qe mban lidhur Ramen dhe krimin. Kjo nyje duhet keputur dhe do keputet perndryshe fatkeqesite nuk do rreshtin per shqiptaret.

auto 69684306 2198657627098878 2528618998602399744 n1567267435

Artikulli paraprakKomshiu e denoncon: Mero Baze më vodhi shtëpinë
Artikulli tjetërVOA: ‘Fusha’ i pagoi Maznikut 900 euro natën në Spanjë në kohën kur do të merrte lejen për kullat te Teatri