Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar sot se aksioni opozitar do të vazhdojë dhe largimi i kryeministrit Edi Rama mbetet kusht për shqiptarët.
Kryemadhi tha se, më 30 qershor u vërtetua se shqiptarët nuk e duan Ramën.
“Kusht i shqiptarëve është se votimet e 30 qershorit treguan se 85 % nuk e duan Ramën. Çdo shqiptar proteston çdo ditë. Urrejtja dhe mallkimet që bëjnë shqiptarët kur hapin rubinetat është protestë. Kemi një parlament të dështuar”, u shpreh Monika Kryemadhi.
Deklarata u bë pas takimit të Kryemadhit me kryetarin e opozitës Lulzim Basha në selinë e PD-së.